Futboll Sport

KORONAVIRUSI SJELL NDRYSHIME TË MËDHA/ Pritet të dalë në “pension” bilbili pas 140 vitesh. Ja me çfarë zëvendësohet

Përhapja e Koronavirusit, pritet të sjellë ndryshime të shumta në fushën e sportit, teksa bilbili klasik rrezikon të dalë në pension pas 140 viteve.

Tendenca më e fundit vjen nga SHBA, që po mendon të shmangë rrezikun e infektimit. Bëhet fjalë për një bilbil elektronik që gjyqtarët do ta mbajnë në duar dhe do ta aktivizojnë nëpërmjet një pulsanti.

“Them se nuk mund të përdoret më bilbili. Lojtarët prekin topin, ia kthejnë gjyqtarit, gjyqtari e prek, vendos bilbilin në gojë dhe është i hapur ndaj rrezikut.”, u shpreh Vern Herris, një gjyqtar amerikan me shumë eksperiencë në basketboll.

Bilbili elektronik është hedhur në treg nga “Fox40”, një ndërmarrje që prodhon bilbila për gjyqtarët dhe që shet mbi 15 mijë copë në ditë.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Sfidën do ta gjykojë një jurist, ja 4-shja që do të vendosë drejtësi në Shqipëri-Andorra

Delo.autor

NUK E NJIHNIM KËSHTU/ Çudira në Spanjë, INIESTA NUDO në xhakuzi për të dhënë…(VIDEO)

Isa.Autor

U dëmtua në stërvitje, Sergio Aguero dy javë jashtë

Q.Autor

Leave a Comment