Futboll Ligue 1 Sport

LARGOHET PAS 7 SEZONESH/ Ndarje e hidhur mes Cavanit dhe PSG-së, kapitulli francez mbyllet me pakënaqësi

Largohet pa asnjë përshëndetje. Duke përplasur derën e duke lënë pas krahëve një mal me polemika, Edinson Kavani i thotë lamtumirë PSG-së pas shtatë sezonesh, 200 golash dhe shumë momentesh të ndërlikuara. Përfshi të fundit, për mungesën e një rinovimi që e ka zhgënjyer, duke e privuar edhe nga ceremonia e lamtumirës.

Por të zhgënjyer janë edhe tifozët e mbi të gjithë shokët e skuadrës, meqenëse në lojë ishin ende dy finale të kupës kombëtare dhe Liga e Kampionëve për t’u zhvilluar. Elokuent në një mesazh përmes rrjeteve sociale nga ana e Mbapesë që e ka kritikuar, edhe pse në mënyrë jo direkte.

DORËHEQJA – Francezi ka shprehur pakënaqësinë e tij duke u komplimentuar me Kurzavën, edhe ai në skadencë kontrate pas një javë, por që është prezantuar i përpiktë në rinisjen e kompeticioneve: “Ti po që je një person i vërtetë”, shkruante sulmuesi. Jo Kavani, pra që ka preferuar të heqë dorë, edhe për të nënvizuar pakënaqësinë e tij pasi për muaj me radhë ka pritur një telefonatë të drejtuesve. Në janar, pasi dështuan negociatat me Atletikon e Madridit (kërkoi shumë komision, sipas drejtuesve spanjollë), hodhi poshtë joshjet e Interit e Barcelonës, “Matador” ishte i bindur se do të mund të qëndronte te PSG-ja edhe për dy sezone të tjerë. Së paku kështu shkruante ditën e djeshme e përditshmja franceze “L’Equipe”, duke rindërtuar muajt e fundit të një dialogu të munguar. E pavarësisht se rifitoi vendin e titullarit në dëm të Ikardit, megjithatë i blerë, Kavani në fund është dorëzuar. Sulmuesi kështu ka vendosur të heqë dorë edhe nga zgjatja dymujore që do t’i kishte lejuar të luante në Champions, duke mos marrë garanci nga klubi në rast dëmtimesh.
KAVANI

SHUPLAKË – Sjellja e uruguaianit këtë herë megjithatë duket të ketë përkeqësuar edhe raportin me tifozët, që e konsideronin idhull të skuadrës. Një pakënaqësi e shpërthyer edhe në media, me një proces akuzues nga ana e opinionistëve më influencues, të mërzitur nga mungesa e lidhjes me një fanellë që ka mbrojtur për shtatë vite, duke shënuar 200 gola. Një rekord që nuk do të mund të përmirësohet nga uruguaiani i nervozuar nga fakti që nuk pati shans të flasë drejtpërdrejtë me presidentin Al-Khelaifi si në të kaluarën dhe që nuk iu dha mundësia të përshëndeste tifozët. Do të largohet nga PSGja: Interi, Atletiko dhe Premier Liga e thërrasin.

Related posts

Gjashtë ndeshje pa fitore në Serie A, Spalletti flet për këtë ecuri negative të Interit

Q.Autor

UEFA PUBLIKON FORMACIONIN/ Ja lojtarët më të mirë të kualifikuesve të Europianit (FOTO)

Delo.autor

Del Piero e kritikon Buffonin: “Do ta kuptojë se gaboi rëndë për gjyqtarin”

Sadik.Autor

Leave a Comment