Futboll Sport

NUK MBAROJNË PROBLEMET PËR IKONËN E FUTBOLLIT/ Maradona merr “goditje” të hidhur, paditet nga dy vajzat e tij

Problemet në jetën personale të ikonës së futbollit botëror Diego Armando Maradonës kanë qenë gjithë të shumta, por këtë herë kampioni i botës në vitin 1986 ka marrë një “goditje” të hidhur nga dy vajzat e tij.
Gimnasia Maradona

Mediat e huaja shkruajnë se Xhanina dhe Dalma do të padisin të atin për “varësi nga alkooli”.

Lajmi vjen pasi ish-kapiteni legjendar i Argjentinës dhe Napolit u shfaq në një video duke kërcyer me të dashurën e tij dhe nxori prapanicën.

Pas largimit nga Napoli në vitin 1991, jeta e Maradonës kaloi në faza të vështira. Argjentinasi ishte pranë vdekjes në vitin 2004 për shkak të overdozës së kokainës. Por, edhe pas rehabilitimit, problemet në jetën intime dhe familjare kanë qenë të vazhdueshme, ndërsa varësia e alkoolit është kthyer në një shqetësim të madh për familjarët e tij.

Related posts

Darmian drejt largimit nga United, Roma rivalizon Napolin për shërbimet e tij

Q.Autor

PO SHKËLQEJNË/ NAINNGOLAN shfrenon fantazinë pas fitores: Duhet të kishim shënuar edhe…

Isa.Autor

NË DITËT E FUNDIT TË MERKATOS/ Hysaj mbetet në ajër, Roma bën gati shkëmbimin me…

Delo.autor

Leave a Comment