Futboll Premier League Sport

“LIVERPOOL E MERITOI TITULLIN”/ De Bruyne: Ky sezon mund të jetë akoma fantastik për ne

Liverpool-i është shpallur kampion i Anglisë 30 vite pas herës së fundit.

Të Kuqtë kanë dominuar Premier League duke krijuar një diferencë prej 23 pikësh me ndjekësin më të afërt, Manchester City-n.

Megjithatë, lojtarët e Qytetarëve nuk janë të demoralizuar duke parë se kanë mundësi që ta kthejnë këtë sezon të çuditshëm në diçka shumë pozitive. Është i bindur për këtë Kevin De Bruyne, i cili ka thënë për Goal:

“E dinim se ishte e pamundur të kapej Liverpool-i pas rifillimit të sezonit. Natyrisht, je i zhgënjyer kur nuk fiton, por jemi të ndershëm dhe e pranojmë se ata kanë qenë më të mirë, ne jemi të dytët dhe kemi bërë më mirë në krahasim me ekipet e tjerë”.

“Gjithsesi, ky mund të jetë një sezon fantastik në fund Kupën e Anglisë dhe Champions League. Nëse do të arrinim të fitonim këto dy trofe… Kemi shumë për të bërë për të ndryshuar sezonin”.

Related posts

Ferguson me fjalë të mëdha për Wenger

Sadik.Autor

ÇFARË NDODHI? Momenti kur gati sa nuk “plas” sherri mes Kloppit dhe trajnerit të Burnleyt

Delo.autor

“RRAHMANI MJESHTËR I TOPAVE, STRAKOSHA NË FORMË”/ Ja si vlerësohen shqiptarët tek ekipet e tyre në Serie A

Delo.autor

Leave a Comment