Futboll La Liga Sport

ÇUDIT ME DEKLARATËN E TIJ/ Zidane: Profesioni i trajnerit është i mërzitshëm, nuk do të stërvis për 20 vite

Kryeson La Ligan edhe pse me pikë të barabarta me Barcelonën, por me golavarazh më të mirë. Ka fituar tre Liga Kampionësh rresht si dhe shumë tituj të tjerë me Real Madridin por Zidane ka çuditur me deklaratën e tij të fundit. Gjatë konferencës para ndeshjes së ardhshme në kampionat kundër Espanjolit francezi çuditi jo pak gazetarët e pranishëm me deklaratën e tij.

Zidan tha: “Ishte më mirë kur isha lojtar sesa tani që jam trajner. Nuk do të jem trajner për 20 vite. Nuk e di edhe për sa do të trajnoj, pasi profesioni i trajnerit është i mërzitshëm. Kur më pyesnin nëse do të bëhesha trjaner i thoja jo, por ja që u bëra”.

Zidan foli edhe për shkarkimin e trajnerit Abelardo nga Espanjoli ku tha: “Më vjen keq për vendimin e Espanjolit. Abelardo po kalon momente të këqija” tha ndër të tjera Zidan.

Related posts

Sarri konfirmon Morattën dhe “djeg” kampionin e botës

Sadik.Autor

FIFA ZBULON RENDITJEN E KOMBËTAREVE/ Shqipëria vendnumëro, Kosova vendos rekord të ri (TABELA E PLOTË)

Delo.autor

Po shkëlqen në Botëror, Pavard objektiv edhe i klubit të madh anglez

Isa.Autor

Leave a Comment