Futboll Shqipëri Sport

LORENC TRASHI LARGOHET ZYRTARISHT NGA PARTIZANI/ Futbollisti firmos me ekipin e ri

Klubi i Partizanit njofton sot në orët e vona të mbrëmjes arritjen e marrëveshjes të transferimit me titull definitiv të Lorenc Trashit në ekipin Al Qadsia Sporting Club të Kuvajtit.

Për shkak të kufizimeve të lëvizjeve drejt Kuvajtit, situatë e krijuar nga COVID-19, Lorenc Trashi pritet ti bashkohet ekipit 16 herë kampion të Premier Ligës së Kuvajtit sapo këto kufizime do të hiqen.

Titullari i kuq, pasi të kryejë vizitat mjekësore do të bashkohet me klubin Al Qadsia, me të cilin ka nënshkruar nje kontrate 5 vjeçare.

28 vjeçari i cili u shpall kampion i Shqipërisë dhe fitoi edhe trofeun e Superkupës me Partizanin, do të jetë në dispozicion të skuadrës edhe për disa ndeshje për këtë sezon futbollistik, për të vijuar më pas aventurën e tij të re në Kuvajt.

Pas 6 vitesh me të kuqtë skuadër me të cilën dhuroj performanca shumë pozitive, duke qenë njëkohësisht edhe pjesë e ekipit tonë përfaqësues, Trashi tashmë do të provoj edhe eksperiencën e tij të parë jasht vendit në radhët e Al Qadsia Sporting Club klubi më i titullar në futbollin e Kuvajtit.

Related posts

SHKËLQEU NË BOTËROR/ Legjenda e portës largohet pas 15 viteve nga kombëtarja e…

Isa.Autor

PAS DUELIT ME WILDERIN/ Fury e SFIDON Joshuan: Oj pulë, ku je?

Isa.Autor

TAKIMI SERGIO RAMOS-PEREZ/ Kapiteni i Real Madrid kërkon largimin: Më lejo të shkoj tek…

Delo.autor