Futboll Shqipëri Sport

ZBULOHEN SHIFRAT PËR LORENC TRASHIN/ Ja sa përfiton Partizani dhe kontrata faraonike për lojtarin në Kuvajt

E bujshme! Partizani shet Lorenc Trashin te klubi nga Kuvajti, Al Qadsia. Mbrojtësi i majtë ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me skuadrën e re, teksa lajmi u konfirmua në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nga vetë klubi i kuq përmes faqes zyrtare në “Facebook”.
lorenc trashi

Partizani ka njoftuar për transferimin e 28- vjeçarit në Kuvajt menjëherë pasi të hiqen kufizimet e linjave ajrore nga Europa drejt Azisë. “Panorama Sport” zbulon se të kuqtë do të përfitojnë rreth 250 mijë dollarë nga ky transferim. Nga ana tjetër, në total “operacioni” ka një kosto prej 1.5 milionë dollarësh. Kjo, për vetë faktin se në kontratën që mbrojtësi ka firmosur, do të paguhet me 250 mijë dollarë në sezon. Kësisoj, në pesë sezone në Kuvajt ai do të përfitojë në total 1 milion e 250 mijë dollarë. Duke shtuar këtu edhe përfitimin e Partizanit, që disponon kartonin e lojtarit, “operacioni” shkon fiks 1.5 milionë dollarë.

Lojtari ishte edhe një vit nën kontratë me “demat”, por klubi e pa të arsyeshme që ta shesë në një moment ku ndoshta ka menduar se ofertë më të arsyeshme nuk do të ketë. Trashi është prej gjashtë vitesh pjesë e Partizanit dhe gjithashtu kontingjent i Kombëtares shqiptare. Në sezonin e kaluar ai u shpall kampion i Shqipërisë dhe mori ftesë nga trajneri Edi Reja. Mbrojtësi ka luajtur tri ndeshje me fanellën kuqezi dhe ka shënuar një gol ndaj Moldavisë.

Goli i Brojes Partizani
KONFIRMIMI – “Klubi njofton arritjen e marrëveshjes së transferimit me titull definitiv të Lorenc Trashit në ekipin Al Qadsia Sporting Club të Kuvajtit. Për shkak të kufizimeve të lëvizjeve drejt Kuvajtit, situatë e krijuar nga ‘COVID19’, Trashi pritet t’i bashkohet ekipit 16 herë kampion të Premier Ligës së Kuvajtit sapo këto kufizime të hiqen. Titullari i kuq, pasi të kryejë vizitat mjekësore do të bashkohet me klubin Al Qadsia, me të cilin ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare. 28-vjeçari do të jetë në dispozicion të skuadrës edhe për disa ndeshje për këtë sezon futbollistik, për të vijuar më pas aventurën e tij të re në Kuvajt. FK Partizani dëshiron të falënderojë Trashin për kontributin që ka dhënë gjatë gjithë këtyre viteve me fanellën e kuqe, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në aventurën e tij të re. Suksese kampion”, shkruhej në komunikatën e klubit të Partizanit

Related posts

Shpresat zhgënjejnë sërish, mbeten të parafundit

Sadik.Autor

Çifti Rooney shijojnë pushimet në Barbados (FOTO)

Sadik.Autor

E ARDHMJA E LAUTAROS/ Sulmuesi gëzon tifozët e Interit: E vërteta për rinovimin

F.autor

Leave a Comment