Futboll Premier League Sport

LUFTA PËR NJË VEND NË CHAMPIONS/ Wolves mposht Aston Villan dhe mban gjallë ëndrrën

Wolves ka mundur 1-0 Aston Villa-n në transfertë në javën e 32 të Premier League.

Një fitore e rëndësishme për “Ujqit”, një nga surprizat e këtij sezoni të Premier League dhe një nga kandidatet për t’u kualifikuar në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Skuadra e Espirito Santo, në fakt, ka parakaluar Manchester United në renditje dhe është ngjitur në vendin e pestë, duke shkuar vetëm dy pikë larg Chelsea-t të vendit të katërt. Problemi i vetëm është se Djajtë e Kuq dhe Blutë kanë një ndeshje më pak.

Ndeshja e luajtur në Villa Park është vendosur nga goli i realizuar nga Dendocker në minutën e 62-të.

Related posts

I MJFATOJNË 74 SEKONDA/ Talenti Haaland ndëshkon Bayern dhe zhbllokon sfidën në “Allianz Arena” (VIDEO)

Delo.autor

Finalja e Kupës së Francës, PSG kundër skuadrës të ligës së tretë

Sadik.Autor

KRITIKON RONALDON PËR NDESHJEN NDAJ YOUNG BOYS/ Ferdinand: Po të isha në vend të Solskjaer…

Delo.autor

Leave a Comment