Një dhimbje që vetëm alkooli mund ta lehtësonte.
Kjo është zbuluar nga rrëfimi i Toni Kroos në lidhje me finalen e Champions League të humbur në 2012-ën me Bayern Munich kundër Chelsea-t.
Duke folur në podcast-in Einfacht mal Luppen, mesfushori, tani te Real Madrid, ka kujtuar në shoqërinë e vëllait atë natë të tmerrshme në të cilën kanë kërkuan ndërhyrjen e mjekëve sepse kishin pirë shumë.
“Finalja e Champions League kundër Chelsea-t në 2012-ën ka qenë ndeshja për të cilën kemi pirë shumë. Ishim shumë të zhgënjyer. Kemi shkuar afër transportimit me ambulancë në spital”, ka shpjeguar vëllai i yllit gjerman Felix.
Më pas ka ndërhyrë Toni, që ka shpjeguar më mirë atë që ka ndodhur:
“Ndihesha shumë keq në atë kohë, por të paktën kishte një arsye për këtë. Mbaj mend se Jesse (gruaja e Kroos) tha: ‘Nuk mund ta bëjmë (të telefonohej mjeku)’. Imagjinoni nëse do të ishte zbuluar se i kisha telefonuar një mjeku sepse kisha pirë shumë”.
“Por nuk kishte mënyrë tjetër për ta ndier më pak humbjen. Gjithsesi, në fund më është dashur ta thërras mjekun sepse mendoja ‘Jo, nuk mund të përkeqësohem’”, ka thënë Kroos.