Futboll Seria A

MARASH KUMBULLA TE LAZIO/ Ja detajet e marrëveshjes: Interi mbetet me “gisht në gojë”

Lazio sfidon Interin. Jo në renditjen e Serie A, ku zikaltrit kanë rikuperuar një pikë, por në merkato. Marash Kumbulla është objektivi kryesor i bardhekaltërve për mbrojtjen dhe “samiti” i organizuar dje pati një rezultat pozitiv. Në të morën pjesë presidentët dhe Igli Tare. Takimi u mbajt në “Villa San Sebastiano”, në zyrat e Lotito, dhe zgjati 4 orë. Sipas asaj që raporton “Sky Sport”, kryeqytetasit prezantuan ofertën e tyre, e cila, midis pjesës fikse, shpërblimeve dhe homologëve të mundshëm, arrin në 26-27 milionë euro.

Një shifër e rëndësishme për një lojtar 20-vjeçar, që shpërtheu qysh vitin e parë të aktivizimit në Serie A. Me vetë lojtarin shqiptar është arritur një marrëveshje për kontratë 5-vjeçare, me vlerë 1.5 milionë euro në sezon. Në këtë pikë të diskutimeve mbeten të saktësohen detajet përfundimtare midis klubeve, në pritje të “tymit të bardhë”, që do të çojë në zyrtarizimin e Kumbullës te Lazio. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare është i destinuar të bëhet shtylla e re e prapavijës së Lazio, ku mund të rritet më tej në krahun e një partneri kalibri si Francesco Acerbi.

Po situata me Interin? Marotta dhe Ausilio tani shikojnë bardhekaltrit favoritë për shqiptarin, por nuk mund të përjashtohet mundësia që ata të bëjnë lëvizjen e radhës, duke ia prishur planet Lazio. Aktualisht, klubi kryeqytetas, me drejtor sportiv Igli Taren, me portier shqiptarin tjetër, Thoma Strakosha, është në “pole position” për talentin 20-vjeçar, që ka shënuar një gol gjatë sezonit në vijim, në sajë të një serie të gjatë performancash të shkëlqyera. Mesa duket edhe finalizimi i operacionit do të jetë punë shqiptarësh, sepse po udhëhiqet nga një “strateg” i merkatos, si Igli Tare.

Related posts

(VIDEO) Liverpooli ‘fundos’ Cityn, Salah shënon gol të ‘çmendur’

Q.Autor

LAJM I KEQ/ Sulmuesi kryesor i Kosovës, do mungojë gjatë…

F.autor

NUDO DHE NË POZICIONE PROVOKUESE/ Binjaket franceze “sfidohen” në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor