Futboll Sport

“NUK MUND TË THEM ASGJË”/ Duka konfirmon takimin me Edy Rejan

Armand Duka është ndalur të flasë për kombëtaren dhe trajnerin e ardhshëm të Shqipërisë. Në fakt ka qenë një prononcim i shkurtër për “Balkanweb”, ku kreu i federatës tha se ndaj Andorrës duhet patjetër fitorja.

“Duhet të mendojmë Andorrën, me një rezultat pozitiv ëndrra vazhdon. Në të kundërt…”, e mbyll kështu Duka komentin e tij, duke nënkuptuar se nëse nuk fitojnë ndaj Andorrës, atëherë ëndrra për kualifikim përfundon që në start.

Tema më e nxehtë sot është shkarkimi i Chrsitian Panucci dhe emri i trajnerit të ardhshëm, teksa përflitet që Edy Reja, ish-trajner i Napolit, Lazio dhe Atalanta do të marrë drejtimin e Shqipërisë dhe të premten pas ndeshjes ai është takuar me Armando Dukën në ambientet e brendshme të stadiumit “Loro Boriçi”.

“Nuk mund të them asgjë për Edy Rejan për momentin. E kam takuar rastësisht në stadium mbrëmë”, tha shkurtimisht duka në lidhje me këtë takim, duke lënë të hapur mundësinë që ai të jetë trajneri i ri i kombëtares.

Related posts

ARRITËN SUKSESIN ME KLUBIN ÇEÇEN/ Odise Roshi dhe Bernard Berisha kualifikojnë Akhmat Groznyn në Kupën e Rusisë

Delo.autor

ZYRTARE/ Okazion për Superioren! E njeh mirë futbollin shqiptar, largohet trajneri që shkroi historinë në Europë

F.autor

3 VITE PAS/ Ibra thyen rekordin e Tottit dhe futet në historinë e Serie A

F.autor

Leave a Comment