Futboll Seria A Sport

“NA MUNGOI…”/ Calhanoglu: Kartoni i kuq i Rebic? Arbitri duhej të kërkonte ndihmën e VAR!

Duke folur për mikrofonat e “Rai-t” pas barazimit 0-0 me Juventusit dhe eliminimit nga Kupa e Italisë, futbollisti i Milanit, Hakan Calhanoglu nuk e fshehu zhgënjimin, që nuk arritën të shkonin në finalen e këtij kompeticioni.

“Ne jemi të zemëruar me gjykimin. Nëse në rastin e penalltisë, gjyqtari kërkoi ndihmën e VAR, atëherë kështu duhej të bënte edhe për faullin e Rebic. Ai nxori të kuqen, pa dashur ta shihte me kujdes veprimin. Jemi vërtet të zemëruar”.

Calhanoglu, megjithatë, promovoi performancën e Milanit: “Kemi luajtur mirë, duhet t’i urojmë shokët tanë të skuadrës. Ishim dhjetë vetë në fushë dhe luajtëm pa frikë. Në fund, vetëm goli na mungoi. Ishte e vështirë, sepse na mungonin tre lojtarë si Hernandez, Castillejo dhe Ibrahimovic. Me ta do të ishim më të fortë. Ishte një lojë e mirë, pas një periudhe të vështirë për shkak të koronavirus. Po ashtu, është e vështirë të luash kundër Juventusit dhe pa tifozë. Jemi të lumtur që jemi rikthyer, por edhe të zemëruar, sepse u eliminuam nga Kupa”.

Related posts

ZBULON NJË EPISOD TË VEÇANTË/ Ish-mjeku i Liverpool: M’u desh t’i qepja p*nisin Gerrard-it

Delo.autor

PRECEDENTËT/ Vetëm një fitore ndaj Poloninë, por kuqezinjtë kanë barazuar njëherë në Varshavë

F.autor

DEKLARA E BUJSHME E DE LAURENTIS/ Presidenti i Napolit tregon prapaskenat: Ja si e përdora Andrea Anjelin

F.autor

Leave a Comment