Futboll Premier League Sport

“NUK LUAJ MË PËR TOTTENHAM SA TË JESH TI TRAJNER”/ Mourinho sherr me yllin e ekipit…

Tangui Ndombele duket se do t’i shtohet serisë së gjatë të lojtarëve në listën e Zhoze Murinjos me të cilët portugezi ka bërë sherr.murinjo ndombele

Mediat angleze zbulojnë një përplasje të fortë të mesfushorit francez, blerjes rekord të klubit (55 milionë paund nga Lioni) dhe trajnerit, pas kritikave të tij të fundit publike dhe private.

23-vjeçari nuk është aktivizuar në dy ndeshjet e fundit të “Spërsave” dhe gjatë një sherri në stërvitje të hënën, ku Mou ka vijuar ta kritikojë për formën dhe gjendjen e tij fizike, ai ka shpërthyer, duke kërcënuar se nuk do të luajë më për të, për sa kohë do jetë trajner i Totenhemit. Sipas “ESPN”, sherri i 23- vjeçarit me trajnerin ka nisur në stërvitje dhe ka vijuar edhe në zyrën e portugezit.

Related posts

SHTANGET “CAMP NOU”/ Ter Stegen mposhtet nga 25 metra, Aspas rihap sfidën me një super gol )VIDEO)

Delo.autor

NGA LEWANDOWSKI TEK RONALDO/ Shumë yje për një trofe, ndizet beteja për “Këpucën e Artë”. Ja lista…

Delo.autor

SHKËLQEN NË TURQI/ Ndihmoi skuadrën të fitojë me përmbysje, sulmuesi Ekuban në formacionin e javës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment