Futboll Premier League Sport

GATI DEBUTIMI ME KLUBIN/ Higuain: Sa e kam pritur shansin Premier, ja sekreti i Sarrit

Gonzalo Higuain ka ka folur për adresën zyrtare të klubit të Chelseat. Pipita ka nisur stërvitjen me grupin dhe është gati për të debutuar në kampionat. Ai do të jetë në stadium për sfidën ndaj Tottenhamit në Kupë.

Çfarë bëri që të firmosje për Chelsean?

Ishte një mundësi që, kur mu prezantua, nuk mund të lija pa e shfrytëzuar. Jam entuziast që ndodhem këtu, të punoj sërish me Maurizio Sarrin dhe që jam në një klub me kaq shumë histori. Jam i lumtur që realizova këtë transferim dhe shpresoj që të arrij të gjitha objektivat që klubi ka vendosur këtë sezon.

Çfarë cilësish mund të sjellësh?

Jam person që kërkon të përmirësohet. Ditë pas dite. Mendoj se gjëja më e rëndësishme është të jesh i thjeshtë, edhe kur gabon, ndaj kur të ndodhë, do të përpiqem të përmirësohem. Pastaj, për gjërat e tjera, lë të tjerët të japin opinion mbi mua. Nuk jam një person të cilit i pëlqen të flasë për veten, por përpiqem të përmirsohem dhe rritem gjithmonë.

Cilësitë e Sarrit?

Eshtë trajneri që, në karrierën time, ka nxjerrë më të mirën. E di si të punojë me mua, sidomos në aspektin emotiv. Viti më i mirë që kam pasur ishte për merita të tij, ndaj ka shumë rëndësi që do të punojmë sërish bashkë.

 Ke luajtur në Argjentinë, Spanjë dhe Itali. Ke dëshiruar gjithmonë të vihet në provë dhe në Premier?

Ka kohë që e mendoj, por deri tani nuk ishte shfaqur mundësia. Sa u shfaq, pranova. Nuk doja ta humbisja. Eshtë sfidë e madhe të vij këtu dhe të luaj në Premier me Chelsean. Një skuadër e mrekullueshme dhe shpresoj që t’i jap gëzim fansave.

E ke ndjekur shumë Chelsean këtë sezon?

Po, absolutisht. Kam miq këtu dhe trajnerin Sarri. Tani që jam dhe unë pjesë, do të bëj çmos t’i ndihmoj.

Related posts

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ KUKËSIT/ Tifozat e “Demave” reagojnë për çmimin e biletave: S’ka askush që ne na…

Delo.autor

“FITUAN TRIPLETËN”/ Sneijder “spiunon” Eto’o: Atë e bëj vetëm për Mourinhon…

Isa.Autor

I JEP LAMTUMIRËN KUKËSIT/ Largohet pas dy sezonesh portieri Frashëri, ja mesazhi i tij

Delo.autor

Leave a Comment