Futboll Seria A Sport

NUK “PËRMBAHET”/ Sarri: Më xhirojnë k**et kur dëgjoj se…

Më 17 qershor Juventus përballet me Napolin në finale e Kupës së Italisë. Përpara kësaj sfide, trajneri i bardhezinjëve, Maurizio Sarri foli për mediat, ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Një ndër pyetjet që iu bë teknikut Italian, ishte se si ndihej ai që nuk ka fituar asnjë trofe në Itali. Sarri u shpreh se “i xhirojnë k**et” kur shtypi italian i kujton atij këtë.

“Ndeshjet do jenë të vështira si në aspektin taktik  edhe në atë mental për shkak të momentit jo normal që kaluam. Napoli ka treguar një formë të mire dhe nuk do të jetë e lehtë”.

Sarri u pyet edhe se si ndihet që nuk ka fituar asnjë trofe në Itali: “Kur dëgjoj këtë më xhirojnë  koq** pasi unë kam arritur të bëjë 8 promocione ngjitje të skuadrave një kategori më lart. Ndoshta është një gjë e vogël krahasuar me Ligën e Kampionëve apo Skudeton por nuk është e thjeshtë. Nuk më intereson fare Napoli. Unë jam i lumtur që jemi në finale. dhe mendoj vetëm për ne”, u shpreh Sarri.

 

Related posts

BOTËRORI 2022/ E pabesueshme, shikoni si ylli Dzeko shpërdoron një rast të artë ndaj Kazakistanit (VIDEO)

Delo.autor

William Bianda mbërrin në Romë, firmos një kontratë…

Sadik.Autor

YLLI KROAT DREJT LARGIMIT/ “Zikaltërit” gjen pasuesin e Perisic tek klubi i Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment