Futboll Seria A Sport

NUK SHËNOI ME PORTËN BOSH/ Tifozët “masakrojnë” Gagliardini: Ju jeni me Juventus…

Pas barazimit 3-3 në shtëpi, në ndeshjen e mbrëmshme kundër Sassuolo, ka shumë keqardhje në shtëpinë zikaltër, për shkak se nuk u morën pikët e plota dhe u thellua hendeku me kreun e renditjes së Serie A. Një barazim që nënkupton largim më tepër nga titulli, i cili bëhet më i hidhur se kurrë, sepse zikaltrit humbën shumë mundësi për ta mbyllur sfidën në favorin e tyre. Në mediat sociale, tifozët e Interit e nxorën dufin ndaj Roberto Gagliardini, i cili, në rezultatin 2-1 bëri të më të paimagjinueshmen: me portën bosh, dy hapa larg portës kundërshtare pa “gardian”, nuk shënoi dot, por goditi tranversën.

Mesfushori, veç të tjerash, është akuzuar edhe si tifoz i Juventusit për shkak të fotografisë që e fiksoi atë në shkallët e stadiumit “Allianz”, përkrah ish-partnerit Leonardo Spinazzola, ndërsa po ndiqnin ndeshjen e Champions-it mes “Zonjës së Vjetër” dhe Barcelonës më 11 prill 2017. Skuadrës e Antonio Conte e presin tashmë 11 “finale” për të provuar të rikuperojë pikët distancë nga Juve dhe Lazio, që janë respektivisht 8 dhe 4 për momentin.

Related posts

BARCELONA-BAYERN MUNICH/ Messi-Lewandowski, duel pa mundësinë e fitimit të “Topit të Artë”

Delo.autor

LIVE/ Flamurtari-Laçi: Fantastik Danilo Alvesh, traversa i mohon golin me ROFESHATË (VIDEO)

Isa.Autor

“EURO 2020″/ Triufmi i Italisë ndaj “3 Luanëve”, UEFA zgjedh njeriun e finales

Delo.autor

Leave a Comment