Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Ancelotti zbulon dëshirën e parë, kërkon yllin e Real Madrid…

Carlo Ancelotti e ka nisur mjaft mirë aventurën e tij të re tek Everton, teksa ka arritur të triumfojë në të dy ndeshjet e para. Tashmë, në prag është merkato dhe italiani duket se ka shprehur dëshirën e tij të parë.

Sipas asaj që shkruan “Daily Mail”, numri një i stolit të Everton ka kërkuar nga drejtuesit që të nënshkruajnë me James Rodriguez. Për të bindur Realin e Madridit, klubi nga Merseyside do të bëjë gati 50 milionë euro. James ka punuar më parë me Ancelottin dhe ndoshta mund të bindet për një ribashkim me “Don Carlon”.

Këtë sezon kolumbiani ka luajtur shumë pak, për të mos thënë aspak. James ka luajtur vetëm 4 ndeshje si titullar, ndërsa aktualisht është i dëmtuar që prej muajit nëntor.

Related posts

PAS SHORTIT PËR BOTËRORIN 2022/ Trajneri Southgate thur elozhe Poloninë dhe Hungarinë: Ka shumë histori…

Delo.autor

LIVERPOOL-MANCHESTER CITY/ Ndeshja midis dy skuadrave që premton emocione të mëdha (FORMACIONE ZYRTARE)

Delo.autor

LIVE/ Laçi-Bylis. Starton pjesa e dytë

Delo.autor

Leave a Comment