Futboll Seria A Sport

PANDEMIA FUT NË TELASHE INTER/ Sanchez-Moses mund të ikin që tani ose…

Problem te Interi! Pandemia dhe shtyrja e sezonit kanë bërë që shumë kontrata futbollistësh t’i afrohen skadimit (huazim apo fund i raportit). Zikaltërit duhet të zgjasin kontratat e Moses dhe Sanchez deri në fund të sezonit. Të dy lojtarët ishin në huazim përkatësisht nga Chelsea dhe Manchester United. Problemi i vërtetë, shpjegon Skysport, ka të bëjë me pagat e tyre. Kileni fiton shumë më tepër te Djajtë e Kuq se zikaltërit.

Inter senza Sanchez e Moses per il finale di Europa League?

Rregulli italian që parashikon që shpërblimi i këtij sezoni të shpërndahet gjatë 14 muajve dhe ato të sezonit tjetër të përqendruar në 10 nuk është pranuar në fakt nga britanikët.

Klubet, pra, mund ta përdorin këtë nevojë për të shtyrë klubin zikaltër  që të blejë përfundimisht kartonin e dy lojtarëve.

Zyrtarët e Interit po mendojnë për Sanchez, por do të donin më shumë kohë për vlerësime të mëtejshme. Gjithashtu për shkak të dëmtimit që e mbajti në mënyrë efektive Alexis larg fushave me muaj, shtuar edhe pandemia 3 mujore, ai ka zbritur vetëm 15 herë në total, duke shënuar 1 gol në kampionat.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Largimi i parë vjen tek Tirana, prish kontratën me klubin mbrojtësi…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ PSG fitore spektakolare në Manchester, Roma i falet Zaniolos me dopietë

Delo.autor

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Legjenda e NBA do të kujtohet gjithnjë, ja kur do të hyjë në “Hall Of Fame”

Delo.autor

Leave a Comment