Futboll Premier League Sport

PËRLOT ME MESAZHIN E TIJ PËR RACIZMIN/ Pogba: Racizmi është injorancë, dashuria është inteligjencë

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, ka folur në lidhje me racizmin që mbizotëron në botë. Kampioni i botës ka theksuar se kjo frymë duhet të mbarojë një herë e mirë dhe rasti i George Floyd të jetë i fundit.

“Gjatë ditëve të fundit kam menduar shumë se si të shpreh ndjenjat e mia për ngjarjen që ka ndodhur në Minneapolis. Ndjej zëmërim, keqardhje, dhimbje, mërzi.

“Dhimbje për George dhe për të gjithë njerëzit me ngjyrë që vuajnë racizmin çdo ditë. Ku do në futboll, punë, shkollë apo kudo tjetër.

“Kjo duhet të ndalojë njëherë e mirë. Jo nesër, apo ditët e ardhshme, por sot. Aktet e dhunës prej racizmit nuk duhet të tolerohen. Nuk mund të toleroj, nuk do të toleroj, ne nuk do të tolerojmë.

“Racizmi është injorancë, dashuria është inteligjencë. Boll me heshtje, boll me racizëm”, – shkruan Pogba në mesazhin e tij të shkruar në Instagram.

Related posts

NBA/ Lakers bien në shtëpi, triumfojnë Houston e Clippers

Delo.autor

ZYRTARE/ Blerja e parë për sezonin e ri, lojtari hedh firmën me Milan

Delo.autor

TRONDITET BORUSSIA/ Titullari nuk ia del të jetë gati për sfidën me Bayern

Isa.Autor

Leave a Comment