Futboll Kosova Sport

PRET TË NDRYSHOJË EKIP NË MERKATO/ Futbollisti shqiptar zgjidhet në formacionin e javës në Bundesliga

Bundesliga uli dje siparin e sezonit 2020-2021, ku u përcaktuan edhe verdiktet finale. Verder Bremen mori një fitore mjaft të rëndësishme për objektivin mbijetesë. Një ndihmë të madhe dha edhe Milot Rashica me kosovarin që shënoi një gol dhe dha një asist në fitoren e thellë 6-1 që i jep mundësinë Verderit të shmangë zbritjen e menjëhershmë një kategori më poshtë dhe do të luajë në play-off.

Kaq ka mjaftuar që sulmuesi i Kosovës të përfshihet në formacionin më të mirë të javës  në Bundesligë. Kujtojmë se Rashica ka edhe ditëlindjen sot dhe kjo ishte dhurata më e mirë që mund të merrte.

Kosovari ka bërë paraqitje mjaft të mira në Bundesligë me Verder Bremenin çka ka bërë që shumë skuadra të rëndësishme të interesohen për të. Flitet shumë për një largim të Rashicës drejt Lajpcigut ku drejtuesit e skuadrës gjermane e shohin si zëvendësuesin ideal të Timo Vernerit që u transferua tek Çelsi.

Related posts

PËR TRE SEZONE/ Antonio Conte: Ju tregoj çfarë më bindi të firmos me Interin

Delo.autor

E RËNDË NË GREQI/ U raportua i zhdukur, ish-futbollisti i kombëtares helene gjendet i vrarë në makinë

Delo.autor

HISTORIKE/ E pabesueshme se çfarë ka ndodhur me golin e Panamasë

Isa.Autor

Leave a Comment