Futboll Sport

Ronaldo refuzoi United për Juven për një detaj, Paratici: Allegri e Dybala qëndrojnë!

CEO i Juventusit, Fabio Paratici ka dhënë një intervistë ndryshe për La Gazzetta dello Sport. Drejtuesi i bardhezinjëve nuk rrëfehet asnjëherë për lëvizjet që ai kryen, por në këtë rast ka treguar të gjithë prapaskenën e takimit të tij me Jorge Mendes (Agjenti i Ronaldo dhe Cancelo).

E vërteta e transferimit të Ronaldos te Juventus?

“Kur luajtëm në Madrid, ishte edhe Mendes, siç ndodh gjithmonë në Champions League. Unë i them atij: ‘Cristiano bëri gol të pabesueshëm’, e kam akoma para syve të mi, me admirim dhe dhimbje, roveshiata.

Ai më pa dhe tha: “Ju nuk do ta besoni, por Cristiano, nëse ndryshon ekip, dëshiron të vijë te Juventus. Mos harroni se është më pak e çuditshme se sa mund të mendoni. Pastaj do të flasim për të”, tha Paratici.

Në vijim ai shpjegon se ato fjalë i mori si një batutë të momentit, por në takimin e tyre të dytë për të mbyllur kalimin e Joao Cancelo nga Valencia te Juventus, Mendes ia ka rikujtuar.

“Mendes më pa sërish në sy, tani ishte e qartë se ai ishte serioz: ‘Mos mendoni gjë tjetër, do të shihni se Ronaldo do lëvizë nga Madridi. Unë po iu them qartë: lojtari dëshiron të vijë vetëm tek Juve. Ai luajti te Manchester United, i cili është ekipi më i madh anglez, pastaj te Real Madrid, ai shkon vetëm në ekipet historike. Në Itali ai kurrë nuk ka luajtur, ai dëshiron të fitojë edhe titullin italian. Nëse e doni atë, ai është aty”.

“I thashë atij: ‘Mirë, kështu që më tregoni pak për atë që po flasim’. Unë, sigurisht që nuk e kisha harruar dhe sigurisht e doja Ronaldon, shkova atje i përgatitur. Mendova: nëse ai flet përsëri, dua të shoh, si në poker, çfarë kartash ka në dorën e tij: ‘Për çfarë po flasim?’. “Kjo është paga, ky është transferimi”, tha ai. ‘Më lejoni të mendohem disa ditë dhe pastaj do t’ju jap një përgjigje’. Unë nuk thashë jo, përndryshe ai do të kishte provuar ndonjë gjë tjetër”

Allegri mbetet te Juventus?

“Sigurisht ai qëndron. Unë vërtetë nuk shoh një trajner më të mirë”.

Dhe Dybala?

“Dybala mbetet. Vetëm ata që duan të ikin largohen nga Juventusi. Unë e përsëris, lojtarët tanë janë të vështirë për t’u përmirësuar. Dybala me kë mund të përmirësohet? Vështirë. Messi ndoshta, tashmë me Neymar unë do të kisha dyshime. Dhe Dybala është ajo që gjithmonë keni në fund. Luan në të gjitha ndeshjet, ai është i pranishëm. Kur shikoni në ekip ju gjithmonë gjeni një shenjën të Dybala”.

Related posts

KRIZA NË MADRID/ Interi nuk “humbet kohë”, kërkon të rrëmbejë TRE yje

F.autor

KATAR 2022/ Anglia mposht pa yjet San Marinon me “MANITA” dhe ngjitet në vendin e parë të Grupit I

Delo.autor

AKUZAT PËR PËRDHUNIM/ Shpërthen Ronaldo: Kjo është e neveritshme

Isa.Autor

Leave a Comment