Futboll Seria A Sport

PRITET ZYRTARIZIMI/ Juventus bën goditjen e parë në merkato, mesfushori zbarkon në Itali për vizitat mjekësore

Zyrtarizimi i mesfushorit të Barcelonës, Artur si lojtari më i ri i Juventusit është vetëm çështje kohë dhe pritet të vijë shumë shpejt.

Kjo për faktin se mbrëmjen e djeshme, braziliani ka mbërritur në Torino për të kryer vizitat mjekësore me bardhezinjtë. Marrëveshja mes palëve është arritur, teksa thuhet se në shkëmbim te Barça do të kalojë Miralem Pjaniç.

Sarri ka vendosur ta përqendrojë mesfushën tek Artur për sezonin e ardhshëm dhe për këtë arsye drejtuesit u përpoqën ta afrojnë te Juventusi. Tashmë shumë shpejt pritet edhe zyrtarizimi, me lojtarin që do të hedhë firmën në kontratë dhe më pas mund të quhet një lojtar i Juves.

Related posts

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja PSG-Manchester United. Rezultati 1-2

Delo.autor

PARA NDESHJES DERBI KRYEQYTETAS/ Ja 10 arsyet pse fiton Tirana

Delo.autor

FIORENTINA-INTER/ Nga salla e operacionit në tribunë, Ribery shfaqet me paterica në stadium (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment