Futboll Seria A Sport

RINISJA E KAMPIONATIT TË SERIE A/ Mjeku tremb Inter: Lukaku nuk do të ketë të gjejë formën

Së shpejti do të rinisin aktivitetet edhe në Itali, Spanjë e Angli. Për hir të mbylljes së sezonit, futbollistëve do t’u kërkohet megjithatë një sforco jo e vogël, edhe për atletë të përgatitur: të zbresin në fushë 2 apo edhe 3 herë në javë për të përfunduar të gjitha ndeshjet e mbetura.lukaku

Diçka e mundur apo e dëmshme për shëndetin? Mjeku social i Anderlehtit, Kristof Sas, ka folur për portalin “sporza.be” lidhur me rinisjen e kampionateve në gjithë botën duke u ndalur veçanërisht te reagimi fizik i futbollistëve. Pjesëtari i stafit sanitar të klubit belg lëshon “alarmin” dhe ndalet veçanërisht te Romelu Lukaku, bomberi i Interit.
“Të luajnë një ndeshje pas tjetrës do të jetë e vështirë për futbollistët dhe do ta ndiejnë në trup. Mbi të gjitha sepse vijnë nga një periudhë e gjatë inaktiviteti. Pas 6 javësh inaktivitet, nevojiten 6 të tjera për t’u rikthyer në ritëm.

Lukakut i është dashur të stërvitet në godinë: tani nuk do të ketë kohën e mjaftueshme për t’u përshtatur me ritmin e ndeshjeve që vijnë. Mendoj se do ta vuajë veçanërisht në lëvizjet klasike si sprinti, lëvizja në hapësirat e ngushta apo pasimet e topit. Nevojitet stërvitja në grup për t’i kryer të gjitha këto”.

Related posts

“S’më mposhtnin as plumbat”, deklarata e fortë pas ndeshjes Izrael-Shqipëri

Isa.Autor

Neymar do të shkojë tek United, Mourinho i jep 3 garanci

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Humbja e Whyte i hap “dritën jeshile” duelit mes Fury dhe Joshua

Delo.autor

Leave a Comment