Futboll Seria A Sport

RONALDO FUTET NË HISTORI/ CR7 bëhet futbollisi i parë miliarder në botë. Lë pas dhe “Pleshtin”

Kristiano Ronaldo është futur në histori, teksa është futbollisti i parë që arrin të arkëtojë 1 miliardë euro. Ylli portugez lë pas kështu Leo Mesin, teksa bashkohet me 2 sportistë të tjerë, të cilët kanë arritur të arkëtojnë mbi 1 miliardë euro, siç janë Flojd Mejuedhër dhe Tajgër Uds.RONALDO

Pagat e mëdha në klubet ku ka luajtur dhe fitimet e shumta nga reklama të ndryshme ndër vite, kanë bërë që sulmuesi i Juventusit, të arkëtojë shifra të majme, teksa ka kapur edhe shifrën e 1 miliardë eurove.
Pikërisht rivali i portugezit, Leo Mesi, pritet të bëhet miliarder vitin e ardhshëm, duke ditur se edhe ai fiton shuma të majme nga pagat dhe reklamat, por duhet pasur parasysh se Ronaldo është edhe më i madh se argjentinasi në moshë.

Related posts

Juventus pushton Italinë dhe botën me 51 futbollistë

Q.Autor

REVOLUCION TEK “KATALANASIT”/ Barcelona heq dorë nga Lautaro, tani do një tjetër yll të Inter

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ CR7 lë Juven në verë për të veshur fanelën e PSG-së

Delo.autor

Leave a Comment