Futboll La Liga Sport

RRËFIMI/ Asensio s’i mban dot lotët kur rrëfehet për vuajtjet që ia ka shkaktuar…

Riaftësimi nga një lëndim i rëndë afatgjatë nuk është detyrë aspak e lehtë për një futbollist dhe Marco Asensio ka përjetuar vuajtje të tilla në 11 muajt e fundit. Ylli i Real Madridit nuk arrin t’i mbajë dot lotët duke u rrëfyer për lëndimin.

Asensio, megjithatë, thotë se ndihet mirënjohës ndaj mjedisit në Real Madrid, i cili ia ka mundësuar ta kalojë periudhën më të vështirë në karrierë pas lëndimit në korrik të vitit 2019, transmeton Gazeta Express.

Fiks pas 11 muajve, Asensio u rikthye në fushën e lojës dhe atë në mënyrën më të mrekullueshme të mundshme, duke shënuar gol në prekjen e parë të topit, pas 23 sekondave, që përkon me numrin e fanellës së tij, dhe me asist në fitoren e Real Madridit 3:0 ndaj Valencias.

Marco Asensio duke e festuar golin e parë në ndeshjen e parë pas 11 muajve

“Java e parë ishte shumë e vështirë. Vjen një kohë kur duhet ta tejkalosh lëndimin. Periudha më e vështirë janë javët pas operacionit, kjo është koha kur ndien dhimbje më së shumti”, trego Asensio.

Marco Asensi s’i mban dot lotët duke folur për lëndimin

“Isha i fiksuar pas riaftësimit dhe i kaloja 24 orë në ditë duke menduar për gjurin, gjë që është sfidë. Së pari u desh ta ulja inflamacionin, pastaj të ecja, pastaj t’i ushtroja këmbët. Kam punuar shumë dhe e kam tejkaluar këtë”, shtoi ai.

Me lot në faqe, ai nënvizoi: “Ndjeva shpresë, ngazëllim dhe liri kur vrapova përsëri”. /Gazeta Express/

Related posts

GJIGANDI SHQIPTAR/ Jurgen Uldedaj në Tiranë për titullin kampion bote në WBO Junior

Isa.Autor

UEFA ZBULON FORMACIONIN E VITIT 2019/ Mbappe, Neymar dhe Salah jashtë. Ja 11 lojtarët e zgjedhur (FOTO)

Delo.autor

Arsenali dhe Manchester United “me gisht në gojë”, gjermani rinovon me Dortmundin

Q.Autor

Leave a Comment