Futboll Kategoria Superiore Sport

SITUATA KAOTIKE NË PRAG TË NDESHJES BYLIS-TIRANA/ Trajneri Egbo: S’ka shanse të luhet nëse dalin edhe lojtarë të tjerë pozitiv

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, foli ditën e sotme, në konferencën për shtyp në prag të sfidës ndaj Bylisit, që është planifikuar të zhvillohet ditën e nesërme, ku u ndal më së shumti në situatën aspak pozitive të krijuar, pas lajmit se futbollisti i skuadrës ballshiote Eridon Qardaku ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Po presim vendimin e Federatës. I janë bërë teste të gjithë ekipit, më pas do të shikojmë si do të veprojmë. Kështu që presim deri në momentin e daljen e rezultateve. Edhe lojtarët do të kenë pak frikë. Mund të jetë takuar me të gjithë, duhet kontroll që mos përhapet. Këtë frikë kishim të gjithë, se çfarë do të ndodhë në qoftë se infektohet një lojtar.

Do të shohim nesër se kush është 100 % gati për të luajtur. Çdo ekip ka mendimet e veta. Nuk shikoj ekipet e tjera, ne shikojmë punën tonë. Lojtarët janë koshientë që akoma janë edhe 30 pikë në lojë dhe ka 10 ndeshje. Zoti do të na udhëheqë, ne do të jemi mbrapa tij. Në momentin që do të sigurojmë matematikisht titullin atëherë do të themi se Tirana ka dalë kampionë. Për deri sa janë 30 pikë në lojë, do të luftojmë deri në fund. Çdo ndeshje për ne do të jetë si një finale. Ju kam thënë çunave dhe ata e dinë, që duhet të jemi me këmbë në tokë.

Frikë nuk duhet të kemi, por duhet të jemi të kujdesshëm. Do presim rezultatet e testeve. Në qoftë se do të dalin negativë nuk do të kemi frikë, po dolën pozitivë, besoj se ndeshja nuk do të zhvillohet. S’ka shanse të luhet po dolën shumë lojtarë pozitivë. Është Federata dhe klubet që do të vendosin. Të presim rezultatet.

E kanë marrë lojtarë. Falenderoj federatën për gjestin, është gjest human. Lojtarët në kategori më poshtë i ka ndihmuar më shumë.

Gjendja e lojtarëve? Kemi komunikuar, por tani para se të fillojë stërvitja, do të komunikoj sërish dhe do të shoh gjendjen e tyre.

Related posts

Cristiano Ronaldo tremb Realin, në dyshim ndaj PSG-së

Q.Autor

“Buzëqeshin” Lazio e Juve, Lotito e Marotta zgjidhen këshilltarë të Federatës Italiane

Sadik.Autor

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Milan hedh sytë nga Serie B, kuqezinjtë “piketojnë” talentin italian…

Delo.autor

Leave a Comment