Futboll Kategoria Superiore Sport

“LUANI ME KOKËN LART, BASHKË PËR TË 28-IN”/ Tifozët e Tiranës surprizojnë skuadrën në stërvitje. Shikoni çfarë bëjnë… (FOTO)

Tirana zhvilloi ditën e sotme stërvitjen e fundit, në prag të sfidës ndaj Bylisit, që është planifikuar të zhvillohet ditën e nesërme në orën 17:00, gjithmonë në rast se situata kaotike për sa i përket Koronavirusit nuk përkeqësohet.

Tirana tifozet

Një suprizë e këndshme iu rezervua sot skuadrës bardheblu, nga tifozët. Teksa lojtarët dolën për t’u stërvitur, te pjesa përballë ishin vendosur 2 banderola ku shkruhej: “Luftoni për ngjyrat, luftoni për kryeqytetin”, si dhe “Luani me kokën lartë, bashkë për të 28-in”.

Tifozet banderola tirana

Kujtojmë që Tirana është shumë pranë fitimit të titullit kampion, teksa udhëheq me 9 pikë diferencë nga ndjekësit e Kukësit, kur kanë mbetur edhe 10 javë për t’u luajtur.

Related posts

Milan, Kaladze: Gattuso ka transmetuar karakterin e tij tek ky ekip

Q.Autor

KUPA E ITALISË/ Inter kualifikohet me përmbysje ndaj Fiorentinës, derbi i Milanos në çerekfinale

Delo.autor

Fejzullahi – Partizani, merret vendimi për rinovimin e mbrojtësit

Sadik.Autor

Leave a Comment