Futboll Sport

SKANDALI/ Carlo Ancelotti akuzohet për evazion fiskal

Carlo Ancelotti në shënjestër të autoriteteve tatimore në Spanjë. Sipas medieve iberike, në fakt, tatimet e Madridit kanë paraqitur një ankesë kundër teknikut aktual të Evertonit për një evazion të pretenduar të mbi një milion eurove (1 062 079 euro) gjatë periudhës dyvjeçare 2014-2015, kur Ancelotti stërviti Realin.

Akuzat janë mjaft të rënda dhe shqetësuese dhe lidhen me shmangien e taksave nga shpërblimet që ka marrë si trajner, kryesisht me shumat që ka përfituar nga drejtat e imazhit.

Sipas hetuesve, Ancelotti ka përdorur një rrjet kompleks ndërmarrjesh me zyra në parajsat fiskale, për të fshehur një pjesë të të ardhurave me qëllim shmangien e taksave.

Tekniku italian është personazhi i fundit i njohur i futbollit që ka përfunduar në “rrjetën” e autoriteteve spanjolle.

Rastet që bënë më shumë bujë ishin natyrisht ato të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, me dy “yjet” e futbollit që janë detyruar të paguajnë shuma marramendëse për të mbyllur problemet me drejtësinë spanjolle.

Sidoqoftë, lista është shumë e gjatë dhe përfshin, për shembull, Jose Mourinhon, Radamel Falcaon, Alexis Sanchezin, Diego Costan, Javier Mascheranon, Marcelon, Angel Di Marian, James Rodriguezin, Mesut Ozilin dhe shumë të tjerë.

Në shumicën e rasteve, procedurat përfunduan me një marrëveshje, pra pranimin e fajësisë dhe pagimin e një kuote të caktuar si dëmshpërblim.

Related posts

LA FUSHËN ME BARELË NDAJ HUNGARISË/ Mbrojtësi Gjimshiti transportohet në spital. Zbulohet gjendja e tij

Delo.autor

BASTET E PALIGJSHME/ Fagioli 2.8 mln euro borxhe: Nëse s’paguan, do të të bëj murator

F.autor

Kane: Nuk ishte ky fundi që kisha ëndërruar për Botërorin

Sadik.Autor

Leave a Comment