Futboll La Liga Sport

“PLAS” SHERRI TE BARCELONA/ Messi bën sherr me Griezman në stërvitje

Barcelona nuk po kalon një moment të mirë brenda dhe jashtë fushe.

Së fundmi mësohet se Lionel Messi dhe Antoine Griezman janë përplasur në stërvitje.Madje është dashur ndërhyrja e trajnerit Setien dhe disa prej pjesëtarëve të stafit për t’i ndarë.

Shkak për këtë përplasje mes Messit dhe Griezman mendohet se është bërë një episod në ndeshjen kundër Levantes, ku argjentinasi nuk ja ka pasuar topin francezit.

Ish-sulmuesi i Atletico Madrid ka dështuar të përshtatet në “Camp Nou” dhe ndoshta edhe kjo ka shtuar nervozizmin te kampioni i botës.

Me këtë episod të pakëndshëm Griezman me shumë mundësi do largohet nga Barcelona, pasi për francezin nuk mungojnë ofertat ku më kryesoret janë ato nga Manchester United apo PSG.

E kundërta thuhet për Messin, pasi argjentinasi është shumë pranë rinovimit me Barcelonën.

Related posts

DËMTIMET BËHEN MAKTH/ Tjetër lojtar i shtohet infermierisë së Realit, ja emri

Delo.autor

ZIDANE MERR LAJMIN E MIRË/ Përmirësohet gjendja e Real Madrid, rikthehen dy të dëmtuarit…

Delo.autor

ROMA-MILAN/ “Kuqezinjtë” kalojnë në avantazh, shënon Piatek

Delo.autor

Leave a Comment