Futboll Kategoria Superiore Sport

SUPERLIGA/ Tirana ruan ritmin edhe pas pandemisë, Kukësi fiton me vuajtje

Tirana e ka rinisur me fitore pjesën e mbetur të kampionatit të Kategorisë Superiore, të ndërprerë për shkak të pandemisë së koronavirusit rreth 3 muaj më parë.

Bardheblutë kanë fituar pastër me rezultatin 3-1 në transfertë përballë Bylisit për të vijuar më tej rrugën drejt titullit kampion që pritet me padurim në klubin kryeqytetas.

I pari për djemtë e Egbo shënoi Cobinah në minutën e 27 të takimit me një goditje akrobatike falë një krosi perfekt. Rezultati u dyfishua në minutën e fundit të pjesës së parë me një 11 metërsh të shndërruar në gol nga Muça.

Për vendasit, rezultati u shkurtua nga Peposhi në të 67, por tiranasit kishin shkuar me synimin e vetëm tre pikët dhe 6 minuta më vonë Muçi vulosi shifrat në 3-1.

Kukësi i vendit të dytë vijon të ndjekë Tiranën me të njëjtin ritëm edhe pse distanca mes dy ekipeve vijon të jetë 9 pikë. Ekipi verilindor arriti të fitojë vetëm në minutën e fundit të takimit falë një goli të Kristal Abazaj.

Në ndeshjet e tjera të vlefshme për javën e 27 të Kategorisë Superiore, Flamurtari humbi përballë Vllaznisë 1-3 ndërsa Laçi-Teuta u mbyll 1-1.

Related posts

A do të DËNOHET si Xhaka dhe Shaqiri? Llullaku: Ja përse FESTOVA me SHQIPONJË

Isa.Autor

WOLVES-MANCHESTER UNITED/ “Vendasit” dyfishojnë shifrat, shënon Jota

Delo.autor

BËHET FUTBOLLISTI I DYTË MË I PAGUAR NË ITALI/ Ja çfarë e ndan Matthijs De Ligt me Juventusin

Delo.autor

Leave a Comment