Futboll La Liga Sport

TEK BARCELONA NUK KA QETËSI/ Messi injoron zëvendës trajnerin gjatë ndeshjes së fundit (VIDEO)

Zërat se brenda Barcelonës punët nuk po shkojnë aspak pas barazimit me Selta Vigon 2-2 u është shtuar dhe një video e publikuar nga mediat spanjolle të takimit në Balaidos.

Gjatë momentit kur skuadrat po freskoheshin në pjesën e dytë, Mesi injoron totalisht zv/trajnerin Eder Sarabia, i cili tenton të komunikojë me argjentinasin, por ky e injoron dhe nuk e vështron fare.

Luis Suarez i thërret shokut të skuadrës, por Mesi largohet drejt fushës.

Në Spanjë raportohet se skuadra është acaruar me trajnerin Kike Setien për besimin e tepërt që i ka dhënë Antuan Grizmanit, i cili ende nuk ka dhënë maksimumin me fanelën katalanase.

Barazimi 2-2 me Selta Vigon i kushtoi Barcelonës vendin e parë në kampionat pasi Reali kryeson me dy pikë më shumë se rivaliteti i përjetshëm blaugrana.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Tirana gati goditjen e radhës, negociata me 2 sulmuesit…

Delo.autor

VRAU VETEN 20-VJEÇ/ Ish-talenti i Milanit la letër dhe shpjegoi arsyet e dhimbshme. Thirrje ndaj shoqërisë

Delo.autor

NJË REKORD PËR GJIGANTIN E SERIE A/ Ja vlera “astronomike” e klubit të Juventusit

Delo.autor

Leave a Comment