Futboll Kategoria Superiore Sport

HUMBJET ME GOLEADA/ Klubi i Luftëtarit merr vendim për trajnerin

Trajneri i Luftëtarit, Neritan Novi, deklaroi dorëheqjen pas ndeshjes në Vlorë. “Me këtë humbje e meritojmë vendin e fundit. U bë e vështirë të shohësh skuadrën që pëson 5-6 gola në çdo ndeshje, ndaj mbaj përgjegjësi dhe do t’i kërkoj presidentit dorëheqjen time”, deklaroi Novi.
novi

Mirëpo, 24 orë më pas, drejtuesit e klubit bluzi nuk e kanë pranuar vendimin e trajnerit dhe ai do të vazhdojë të qëndrojë në stolin e Luftëtarit deri në fund. “Presidenti nuk ia pranoi dorëheqjen trajnerit Novi. Ai do të vazhdojë të jetë trajner i Luftëtarit. Do vazhdojmë garën deri në fund duke promovuar lojtarë të rinj dhe të përgatitemi për sezonin e ardhshëm”, ka konfirmuar dje për “Panorama Sport” administratori i klubit të Luftëtarit, Vangjel Çavo.

Related posts

TRONDITËSË/ Gjykata konfirmon dënimin me burg për trajnerin e Dinamos… 3 ditë para ndeshjes

Delo.autor

Nga Brazili konfirmojnë: Malcom te Inter për 40 milion euro

Sadik.Autor

CHAMPIONS/ Superkompjuteri bën llogaritë, ja kush do të dalë me kokën lart nga 1/8-at

Delo.autor

Leave a Comment