Futboll Premier League Sport

“TITULLI DEDIKIM PËR DALGLISH, GERRARD DHE TIFOZËT”/ Klopp shpërthen në lot: E pabesueshme!

Jyrgen Klop në lot! Ajo që bëri te Dortmundi nuk ishte një mrekulli. E konfirmoi veten në Liverpul këto 5 vite, duke i rikthyer Liverpulit lavdinë e dikurshme dhe duke e shndërruar në një prej ekipeve më të forta të botës. “Është e pabesueshme. Është diçka që nuk e kisha imagjinuar kurrë”, janë fjalët e para të trajnerit gjerman.

“Nuk kam fjalë. Është e pabesueshme. Të shpallesh kampion me këtë klub është absolutisht e pabesueshme. Kjo është për Kenny Dalglish, për Stephen Gerrard për të gjithë. Duke ditur se sa shumë na mbështeti Keni, ky titull është për ty. Ai priti 30 vite dhe është edhe për Gerrardin.

Djemtë ju admirojnë juve të gjithëve dhe është e lehtë t’i motivosh ata për shkak të historisë sonë të shkëlqyer. Ndeshja e Mançester Sitit ishte me të vërtetë shumë emocionuese gjatë 100 minutave dhe unë nuk doja të përfshihesha. Ishte një kampionat i lodhshëm, por i pabesueshëm nga lojtarët e mi. Ajo që ata kanë bërë gjatë viteve të fundit është e jashtëzakonshme dhe është një kënaqësi e madhe për mua që jam trajner i tyre”, deklaroi 53-vjeçari gjatë ndërhyrjes direkte për “Sky Sports”.

“Është një ndjesi çlirimi, sepse pas tre muajve ndërprerje, askush nuk e dinte se si sezoni do të rikthehej. Ky titull është për të gjithë tifozët. Shpresoj që ata ta festojnë, është e gjitha në zemrat dhe kokën tonë. Ne ia dolëm së bashku dhe është një kënaqësi që e bëmë këtë për tifozët. Unë nuk kam pritur 30 vite, por është një arritje e jashtëzakonshme, veçanërisht pas tre muajve kur kampionati u ndërpre dhe nuk dihej nëse do të riniste përsëri”.

Pastaj edhe një thirrje tifozëve për të qëndruar në shtëpi gjatë kësaj kohe pandemie dhe duke shtyrë festën në një tjetër moment: “Gjatë mbrëmjes së shkuar unë pata ndjesinë se do t’ia dilnim. Ky titull është për tifozët dhe unë shpresoj që ata të qëndrojnë në shtëpi. Pandemia nuk ka përfunduar ende dhe ne e ndoqëm ndeshjen së bashku në hotel, kështu që do ta shijojmë këtë moment.

E di që është e vështirë për njerëzit në këtë moment, por ne duhet të tregohemi të përmbajtur. Do ta shijojmë festën me tifozët tanë kur të mundemi. Do të kemi kohë për ato fotot e bukura të festës. Tani jemi brenda një flluske. Do të shkojmë në stërvitje, do të bëjmë të njëjtat gjëra derisa të vijë momenti për të festuar”.

Related posts

ARENA E KOMBËTARES/ Në prag dështimi punimet për ndërtimin e stadiumit

Isa.Autor

“EURO 2020″/ As Sterling dhe as Harry Kane, UEFA surprizon me lojtarin e ndeshjes. Trofeun e fiton…

Delo.autor

KËRKOHET NGA EKIPET E PREMIER/ Trajneri i Leeds përplaset me klubin për yllin brazilian: Nëse e shisni, unë do të…

Delo.autor

Leave a Comment