Futboll Seria A

Prapaskena, miliona dhe dashuri: çfarë do ndodhë me Elseid Hysajn?

“Normalisht që ndihem i vlerësuar kur shoh që klube të mëdha interesohen për mua. Më cilën skuadër do doja të luaja?Me… Napolin”. Nuk janë fjalë për fjalë ato që tha në konferencë për shtyp para miqësores që Shqipëria luajti me Norvegjinë, por mesazhi ky ishte.

Elseid Hysaj, kontrata e të cilit përfundon në qershor të vitit 2021 me skuadrën italiane, duket qartazi i dashuruar pas Napolit. Të fitosh titullin me këtë klub është emocion i dyfishtë dhe shkodrani mund të kishte zgjedhur edhe rrugën më të lehtë: t’i thoshte po Juventusit.

Muaji maj do të jetë vendimtari për të ardhmen e Hysajt, teksa presidenti De Laurentiis ka bërë gati kontratën e re: rinovim deri në vitin 2023, sigurisht ndryshim kushtesh financiare dhe klauzole. Numri një i klubit është i marrosur pas Hysaj, sikurse shkruhet në “calcionapoli24.it”, ku bëhet edhe një analizë për të ardhmen e mbrojtësit të linjës së djathtë.

Gjithashtu raporti i presidentit të të kaltërve me menaxherin Mario Giuffredi është shumë i mirë, por këtë herë ndajnë mendime të ndryshme. Gjithsesi bisedimet vijojnë dhe nuk përjashtohet mundësia që gjithçka të mbyllet me sukses deri në fund të këtij sezoni.

NAPOLI NË ZEMËR – Në artikullin e botuar nga sajti napolitan theksohet se Hysaj ka treguar vazhdimisht se dëshiron të mbajë veshur fanellën e Napolit.

Gjithashtu listohet si një mesazh i qartë për këtë edhe refuzimi që i bëri skuadrës së Juventusit, vetëm e vetëm që të fitonte me skuadrën e tij aktuale. Mbrojtësi kështu kërkon të tregojë edhe mirënjohjen për Napolin, pasi besoi tek ai vetëm pas një viti në Serie A dhe nëse sot është bërë një lojtar i kompletuar i nivelit ndërkombëtar, ka ardhur edhe prej kësaj mundësie.

RREZIKU NGA JASHTË – Por për Hysajn ka interesim edhe nga jashtë Italisë, madje të gatshëm ta paguajnë klauzolën prej 50 milionë eurosh. Ndaj për këtë arsye rinovimi i kontratës duhet të bëhet sa më shpejt.

Prej kohësh Bayern Munich po e ndjek mbrojtësin, por janë edhe disa klube angleze që e kanë në mendje. Problemi tjetër për Napolin është gjetja e një tjetër lojtari me eksperiencë ndërkombëtare si Hysaj dhe këtë klubi italian e sheh shumë të vështirë. De Laurentiis dëshiron ta mbyllë çështjen e rinovimit shumë shpejt, por rrugët e merkatos janë të pafundme…

Related posts

Lojtarët e Milanit vijnë me një reklamë të animuar (VIDEO)

Q.Autor

MBI TË ARDHMEN E “JASHTËTOKËSORIT”/ Matthäus: Barcelona ka shumë probleme në fushë, Messi duhet të vendosë

Delo.autor

ITALIA U SHPALL FITUESE NË 2006/ Ja çfarë bëjnë sot kampionët e botës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment