Futboll Seria A Sport

TRIUMFI NDAJ ROMËS/ Çalhanoğlu në superformë: Ja pse ia “vodha” Kessiet penalltinë

Goli ndaj një ekipi të madh i mungonte, por me penalltinë ndaj Romës u thye edhe një tabu e karrierës së tij milaniste. Në fakt, ajo e djeshmja ishte e para e saktë e realizuar me fanellën kuqezi.

Nga rinisja e sezonit në Itali, Hakan Çalhanoglu është ndër lojtarët më në formë të Milanit dhe pa dyshim që loja e tij po ndikon në rezultatet e ekipit. Pas ndeshjes së djeshme turku foli për televizionin e klubit ku analizoi disa nga aspektet e fitores me Romën.

NDESHJA – “Bëmë një ndeshje të madhe pavarësisht se temperatura shënonte 35 gradë. Nuk ishte e lehtë, por luajtëm me zemër duke arritur fitoren që ishte edhe synimi ynë për këtë sfidë”.

DIFERENCA – “Është normale që të vuash të gjesh ritmin kur është kaq vapë. Në pjesën e parë ishim disi të stepur, ndërsa në të dytën bëmë gjithçka si duhet. Roma ishte edhe pak e lodhur e përfituam nga ky fakt, por ne duhet të shohim vetëm veten tonë”.

GOLI – “Në Gjermani i gjuaja unë penalltitë gjithmonë. Edhe Kesi ka shënuar sa herë ka goditur, por unë isha i sigurt që do të shënoja. Fola me të para se ta merrja unë përgjegjësinë. Rëndësi ka që topi shkoi në rrjetë”.

LEAO – “Kur hyri, lëvizi dhe punoi mirë. Është i ri, por ka shumë talent. Me mundësitë që ka mund të bëjë edhe më shumë. I mungon pak mendësia e duhur, por po e ndihmojmë që të gjithë”.

Related posts

PROVOKON PARA PASQYRËS/ Wanda Nara nxjerr sheshit dallëndyshen (FOTO)

Delo.autor

PAS PËRFUNDMIT ME SUKSES TË KAMPIONATIT/ Nis faza përgatitore model për Europën, Partizani do të shtegëtojë drejt…

Delo.autor

BASKETBOLL/ Superliga në kaos, skuadra nënkampione tërhiqet nga kampionati

Delo.autor

Leave a Comment