Futboll Seria A Sport

“PJANIC DO SHKOJË TË LUAJË NË NJË EKIP TË SHKËLQYER”/ Sarri: Nuk kam shumë alternativa te Juventus

Juventusi luan ditën e nesërme me Xhenoan në transfertë, një ndeshje ku bardhezinjtë do të kërkojnë të marrin vetëm fitoren. Pikërisht para kësaj sfide ka folur në konferencë, Mauricio Sarri, i cili ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin, duke thënë se janë shumë të vështirë për tu mposhtur në shtëpi.

Gjithashtu trajneri bardhezi ka folur edhe për largimin e Pjaniç drejt Barcelonës dhe kalimin e Artur tek ekipi i tij, teksa ka thënë se lojtarët duhet të mendojnë tani për ekipet ku luajnë dhe pas përfundimit të sezonit të mendojnë për ekipet e ardhshme.

“Të shkosh të luash në transfertë me Xhenoan është shumë ë vështirë për të gjitha skuadrat. Ata luajnë shumë mirë në shtëpi dhe shpesh të hapin probleme. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë dhe jam i sigurt se do bëjmë mirë.

Tani nuk kemi shumë mundësi zgjedhjeje, por shpresoj që brenda javës tjetër disa lojtarë të rikuperohen në mënyrë që të kem më shumë alternativa. Higuain tashmë është në gjendje shumë të mirë dhe dyshimi i vetëm për të është sesa minuta duhet të luajë.

Pjaniç dhe Artur? Ata janë dy lojtarë shumë të mirë, të cilët duhet të luajnë me ekipet aktuale deri në fund të sezonit dhe të mos mendojnë për largimin e tyre që tani. Nuk do të ketë asnjë problem edhe nëse largimi i Pjaniç bëhet  zyrtar. Ai është një djalë i shkëlqyer të cilit i pëlqen të luajë futbolli dhe është i përqendruar.sarri

Jam i bindur se ai do të japë gjithçka në fushë deri në fund. Mesfushori do të jetë shumë i lumtur, sepse do të shkojë të luajë në një ekip të jashtëzakonshëm, duke konsoliduar një karrierë të shkëlqyer.

Nuk mund të flas për merkaton që tani, pasi jemi të fokusuar vetëm tek ndeshjet e ardhshme. Ramsej është në rrugën e duhur dhe përsëri dyshimi i vetëm është sesa minuta duhet t’i vë në dispozicion.

Ronaldo dhe Dibala tani mund të vazhdojnë të luajnë me intensitet, nuk ka asnjë problem për mbingarkesë për ta.”, u shpreh Sarri.

Related posts

ËSHTË PARTNERJA E DANI ALVES/ Joana Sanz ka nostalgji për Parisin (FOTO)

Delo.autor

ZYRTARE/ 2 pikë në 7 ndeshje, 56-vjeçari shkarkohet nga detyra e trajnerit nga klubi i La Liga-s

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Akuza e profesorit italian: Atalanta-Valenica ishte boma biologjike e COVID-19!

Delo.autor

Leave a Comment