Futboll Premier League Sport

TRONDITËSE/ U godit me thikë gjatë një vjedhjeje, ish-futbollisti i Liverpool përfundon në spital

Ish-mbrojtësi i Liverpulit, Andre Uisdom, është dërguar në spital pasi u godit me thikë gjatë një sulmi dhe tentim vjedhjeje. 27-vjeçari i cili aktualisht është pjesë e Derbit në Championship, u sulmua në Toxeth teksa kishte shkuar për të vizituar familjen e vet, pas fitores kundër Riding në fundjavë me rezultatin 2-1.

Mbrojtësi është për momentin duke marrë mjekime në spital, ndërsa klubi i tij, Derbi, e ka konfirmuar se ai i kishte pësuar disa lëndime gjatë sulmit, por për fat të mirë raportohet se gjendja e tij paraqitet e qëndrueshme.

Uisdom Liverpul

“Andre Uisdom ishte viktima e një sulmi të paprovokuar dhe një vjedhjeje”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga klubi anglez. “Ai i pësoi disa lëndime dhe si rezultat i tyre, ai është dërguar në spital”.

Andre Uisdom

27-vjeçari iu bashkua Liverpulit në vitin 2008 në moshën 14-vjeçare, pasi kishte dalë nga akademia e të rinjve Bradford Sitit Ai debutoi për Liverpulin në vitin 2012, kur i kishte bërë 19 paraqitje dhe e kishte shënuar një gol para se të fillonte një periudhë të gjatë huazimi deri te shitja përfundimtar te Derbi në vitin 2017.

Related posts

Zbulimi, kjo skuadër fiton 11 mln euro nëse Liverpool ngre trofeun në Kiev

Sadik.Autor

LIVE/ Teuta-Kukësi: Hidi fenomenal. Shkurtaj lëshon një të djathtë potente, por gardiani çon në shtyllë (VIDEO)

Delo.autor

E PABESUESHME! Sneijder si Robben, do t’i rikthehet futbollit të luajtur

Delo.autor

Leave a Comment