Futboll Sport

Trajneri i Skocisë kujton ndeshjen që luajti në vitin 1983 me ekipin shqiptar

Morali i fituar nga suksesi me Izraelin në “Elbasan Arena” e bën Shqipërinë një kundërshtare edhe më të fortë.

Ky është mendimi i trajnerit të Skocisë, Alex McLeish, para përballjes së “Hampden Park”.

“Shqipëria shënoi një fitore të rëndësishme me Izraelin, kështu që vjen me shumë besim këtu. Nuk është skuadër e dobët. Kam dëgjuar se për Skocinë ka më shumë shpresë sesa pritshmëri. Duhet ta ndryshojmë këtë perceptim. Është një mundësi e madhe për ta vendosur emrin tonë në hartën e futbollit”, theksoi tekniku i skocezëve.

Nga kujtimet e disa dekadave më parë, kur luante kundër një ekipi shqiptar, te cilësitë e futbollistëve të veçantë kuqezi. McLeish gjithsesi, beson se skuadra e tij do të marrë fitoren.

“Kam luajtur kundër një skuadre shqiptare, Dinamos, në vitin 1983 me Aberdeenin në Kupën e Kupave dhe ndeshjet ishin të ekuilibruara. Shqipëria ka në përbërje lojtarë të rrezikshëm si Taulant Xhakën, që është vëllai i Granit Xhakës, që luan me Arsenalin dhe Zvicrën. Ka dhe lojtarë të tjerë që luajnë në kampionate të niveleve të larta. Ne duhet të zhvillojmë lojën më të mirë dhe të marrim fitoren e 3 pikët dhe mundësinë e kemi”, përfundoi McLeish.

Related posts

ARSENAL-CARDIFF/ Cardiff shkurton avantazhin, shënon Mendez-Laing

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENAT E MERKATOS SË VERËS/ Rrëfen ish-mbrojtësi i Juventus: Isha shumë afër transferimit tek ekipi i Serie A…

Delo.autor

U LARGUA PARA FINALES SË MBIJETESËS/ Ish-trajner Sampaio: Pritej rënia, na goditi bllokimi i… merkatos

Delo.autor

Leave a Comment