Futboll Seria A Sport

“VITET MË KANË MËSUAR…”/ “Gardiani” Buffon jep kushtrimin e fortë tek Juventus

“Vitet më kanë mësuar që njeriu gjithmonë duhet të gjejë energjinë e duhur në vetvete për të filluar përsëri, më i përqendruar se më parë”. Gianluigi Buffon ka dhënë përmes rrjeteve sociale njëlloj kushtrimi për të tijtë, bardhezinjtë e Juventusit, duke reflektuar në funksion të rifillimit të sezonit. “Rezultatet që do të vijnë do të jenë produkt i angazhimit dhe punës sonë”, – shkroi, po ashtu, portieri i Juventusit në llogarinë e tij në Instagram.

Portieri veteran, që u kthye në Torino verën e kaluar, pas sezonit me PSG, po përgatitet për rifillimin e futbollit italian, që ka ndaluar prej marsit, si rezultat i pandemisë së “Coronavirus”. Juve duhet t’ia rifillojë nga Kupa e Italisë, me gjysmëfinalen e kthimit kundër Milanit, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e pare, luajtur në “San Siro”. Bardhezinjtë janë, po ashtu, në garë dhe ambicie maksimaliste në dy kompeticione të tjerë; kampionatin italian dhe Champions.

Related posts

BOMBASTIKE/ Mbrojtësi i Milanit ka finalizuar akordin me Juventusin

Delo.autor

Bonucci “alramon” Milanin/ Mbrojtësi italian ka gjasa të largohet…

Sadik.Autor

TELENOVELA “PLESHTI”/ “Shkundet” Messi dhe babai i tij, ja dy hapat e rëndësishëm

Delo.autor

Leave a Comment