Futboll Seria A

ZYRTARE: Më 5 shkurt merr fund dilema për të ardhmen e ‘San Siro-s’

Dilema për të ardhmen e “San Siro-s” dhe mundësia e ndërtimit të një impianti të ri dedikuar Interit dhe Milanit shumë shpejt do të marrë formën e konkretizimit.

Lajmi është konfirmuar nga këshilltari bashkiak për Urbanizimin, Pierfrancesco Maran i cili në një postim në rrjetin social “Facebook” shkroi:

“Më 5 shkurt, së bashku me këshilltarët Tasca dhe Guaineri, do të takohemi me përfaqësues të Milanit dhe Interit për të diskutuar zhvillimet për të ardhmen e stadiumit “Meazza”. Ne mendojmë se “San Siro” për historinë e tij, për hijeshinë e saj, duhet të jetë gjithmonë në mesin e përsosmërisë në stadiume evropiane dhe sot kërkon investime që duhet të ndahen në mënyrë të qartë me të dy ekipet. Kjo është një mundësi për qytetin dhe futbolli është gjithashtu një burim i madh turistik, është një mundësi e mirë për të dy ekipet dhe jemi të bindur se mund të jetë një takim i rëndësishëm për të përcaktuar qartë objektivat e së ardhmes”

Related posts

NGA JUVENTUSI DERI TEK LOJTARI MODEL/ Joao Cancelo rrëfen: Kur stërvitesh me më të mirët…

Delo.autor

“TË GJITHË PRESIN QË VLLAZNIA TË HUMBË”/ Brdariç: Nuk ka rëndësi nëse nesër bie shi, qen apo mace. Asgjë s’na ndalon

Delo.autor

DUELI PËR TITULLIN/ CHELSEA-LIVERPOOL matin forcat, sfidë “zjarri” në Premier Ligë

Isa.Autor

Leave a Comment