Futboll Seria A Sport

24 ORË VENDIMTARE/ Zlatan Ibrahimovic do vetëm Milan, vetëshpallet president

Për disa javë largimi i Zlatan Ibrahimoviçit nga Milani ishte tema më e nxehtë në ambientet kuqezi. Disa flisnin për rikthimin në Suedi e të tjerë arrinin të përmendnin edhe mbylljen e karrierës. Sulmuesi, siç e konfirmoi edhe me një postim, nuk është gati të heqë dorë dhe qëndrimi si kuqezi për një tjetër sezon nuk duket si utopik.

Dështimi i bisedimeve me Ralf Rangnikun nga ana e Milanit dhe sidomos qëndrimi i Stefano Piolit kanë bërë që 38-vjeçari të nisë të mendojë për të luajtur ende me fanellën e “Djallit”.

SYNIME – Tema e qëndrimit në ekip për një tjetër sezon është konsumuar javën e kaluar me drejtorët Maldini dhe Masara, teksa burime nga “Milanello” bëjnë të ditur se Ibra ka përmirësuar edhe raportin me Ivan Gazidhisin. Edhe vizita e shpejtë në Montekarlo për të takuar menaxherin Raiola është një sinjal i qartë i vullnetit të sulmuesit për të gjetur një marrëveshje me kuqezinjtë.

Sipas “Tuttosport”, Ibrahimoviç mendon vetëm për të vijuar karrierën në Milano, teksa akordin me klubin nuk e pengon çështja ekonomike. Për numrin 21, rëndësi ka plani për sezonin e ardhshëm dhe roli që do të ketë në brendësi të skuadrës ku dëshiron të jetë protagonist.

PRITEN RISI – Deri më sot Zlatan ka marrë vetëm një ofertë, ajo prej 4 milionë eurosh, e cila iu ofrua në fillim të majit. Pozitat e klubit dhe sidomos zërat për ardhjen e Rangnikut bënë që suedezi të hezitonte, por tashmë çdo gjë ka ndryshuar dhe, përveç Piolit, duhet të qëndrojnë edhe Paolo Maldini e Frederik Masara.

Sidoqoftë, për të sheshuar çdo dyshim do të mendojë Mino Raiola që pritet në Milano sot ose nesër. Menaxheri do të ketë një sërë kontratash për të diskutuar me krerët e “Djallit” dhe ato të Ibrës e Donarumës duken si më të rëndësishmet. Të dielën mbyllet zyrtarisht Seria A, ndaj Ibra nxiton të arrijë akordin për të nisur pushimet me ide të qarta për skuadrën ku do të luajë vitin e ardhshëm. Hamarbi dhe konkurrenca mund të presin, prioritet i Ibrahimoviçit tashmë është Milani, ndaj edhe marrëveshja nuk duhet të vonojë.

SI PRESIDENT – Paolo Skaroni është presidenti i Milanit, por që nga dje edhe dikush tjetër është vetëshpallur i tillë. Bëhet fjalë për Zlatan Ibrahimoviçin, i cili për të shkuar në stërvitje ka përdorur një helikopter. Përveç pamjeve nga mediat, ka qenë vetë suedezi që ka dokumentuar gjithçka në profilin e tij në “Instagram” ku nën videon me pamje mbi “Milanello”, shkruante: “Presidenti po vjen”.

Related posts

Në derbi i solli fitoren Milanit, Cutrone: Dua të qëndroj në San Siro

Q.Autor

DHURON SPEKTAKËL NË STËRVITJE/ Shikoni si Hazard i turpëron yjet e Real Madrid (VIDEO)

Delo.autor

DËMTIMI DHE TËRBIMI I DA SILVËS NË SFIDËN TIRANA-PARTIZANI/ Mjeku shkodran: As arbitri nuk do e linte në lojë…

Delo.autor

Leave a Comment