Futboll Seria A Sport

4 GOLA PËR NJË PIKË/ Milani vazhdon i pathyeshëm pas pandemisë edhe me Napolin

Milani vazhdon të mos njohë humbje pas pandemisë, teksa ditën e sotme ka barazuar 2-2 ndaj Napolit në transfertë.

Në “San Paolo” u zhvillua një ndeshje me të vërtetë spektakolare, e cila i kishte të gjitha. Napoli dukej më kërkues që në fillim, duke provuar disa herë portën, por Donaruma me disa pritje spektakolare, ia mohoi golin vendasve.

Ishte Milani që kaloi i pari në avantazh, teksa Teo Hernandez, pas një krosimi perfekt të marrë nga Rebiç, i doli të shënojë dhe t’i japë avantazhin ekipit të tij në minutën e 20’. Ishte Di Lorenco që vendosi baraspeshën në minutën e 34’, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë. E dyta ishte më e bukur, ku rastet ishin të shumta për të dyja ekipet. Mertens në minutën e 60’ shënoi golin e avantazhit për Napolin, pas shumë tentativave të bëra.milan napoli

Megjithatë Milani e mori përsëri veten, dhe në minutën e 73’ Kesi shënoi për kuqezinjtë duke barazuar shifrat, rezultat me të cilin u mbyll e gjithë ndeshja. Salemekers la kuqezinjtë me 10 lojtarë në minutën e 88’, teksa u ndëshkua dy herë me karton të kuq brenda pak minutave. Me këtë barazim skuadrat nuk ndryshojë vend në renditje, teksa Napoli qëndron në vendin e 6-të me 52 pikë, ndërsa Milani ndjek me 50 pikë.

Related posts

TË TËRHIQEM? Mourinho: Nuk dini çfarë ndodhte prapa skenave tek “Djajtë e Kuq”

Delo.autor

MAHNITI BOTËN E FUTBOLLIT NË “CAMP NOU”/ Ja 9 skuadrat që kanë “shpëtuar” nga “Pleshti”

Delo.autor

Si nisi krisja e madhe e Ozilit me Gjermaninë për një foto me… “diktatorin”

Isa.Autor

Leave a Comment