Futboll Sport

Nëse largohet nga Reali/ Këto janë ofertat për klubin e ri të Ronaldos

Cristiano Ronaldo nuk e ka të sigurt të ardhmen e tij në Real Madrid.

Pas deklaratave të sulmuesit portugez në përfundim të finales së Champions League ndaj Liverpoolit, se aventurës së tij në Madrid i ka ardhur fundi, janë të shumta pyetjet që ngrihen lidhur me sulmuesin portugez.

Tre opsione ka për Ronaldon, i pari është kalimi te Paris Saint Germain por kjo do të varet nga vendimi që do të marrë UEFA për klubin francez, nëse PSG do të gjobitet ose jo për çështjen e fair play-it financiar.

Opsioni i dytë është rikthimi te Manchester United, por edhe aty Ronaldo nuk do ndihej 100% i lumtur pasi do të punonte me një trajner si Jose Mourinho me të cilin raportet nuk i ka shumë të mira.

Ndërsa opsioni i tretë dhe më pak i mundshëm por momentin është qëndrimi te Reali i Madridit dhe rinovimi i kontratës me Los Blancos. Marrëdhëniet me presidentit Perez kanë arritur në pikën zero dhe kjo u vërtetua në rastin e festës së fitimit të Champions League me CR7-ën që evitoi t’i jepte dorën numrit 1 të Realit.

E ardhmja e yllit portugez është  në pikëpyetje dhe për momentin mund të përkthehet në një ekuacion me shumë zgjidhje. Nëse do të ndjekë këshillat e familjes së tij,  Ronaldo me siguri do ta vazhdojë karrierën në Manchester te Djajtë e Kuq, transmeton “SS”.

E ëma e luzitanit Dolores Aveiro i ka sugjeruar Ronaldos se nëse duhet të zgjedhë një mes PSG dhe Manchester United të mos mendohet dy herë dhe të rikthehet në Old Trafford sepse aty do të jetë vërtetë i lumtur.

Ndërkohë për çështjen Ronaldo është shprehur edhe ish shoku i tij i skuadrës Iker Casillas aktualisht pjesë e Portos në Portugali. Ish kapiteni i Realit nuk i ka kursyer elozhet për CR7-ën duke nënvizuar se Cristiano është futbollisti më i mirë që ka patur ndonjëherë në skuadër, duke shtuar se nuk do ta ndërronte me asnjë portugezin madje as me Neymar Jr i cili mund të jetë pasuesi i Ronaldos te Reali i Madridit.

“Ronaldo është vetë Reali është e legjendë e këtij klubi dhe uroj të mos largohet nga Los Blancos”, deklaroi Casillas.

Related posts

“DRIDHET” LACIO/ Mançester Junajtid zgjedh titullarin e bardhekaltërve si zëvendësues të Pogbasë

F.autor

LUFTËTARI-PARTIZANI/ Të dy skuadrat vijnë me objektiva të përmbushura (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

ISHTE ME FAMILJEN E TIJ NË LONDËR NË 2018/ Zbulohet sa shpenzoi Ronaldo për dy shishe verë në restorant

Delo.autor

Leave a Comment