Bundesliga Futboll Sport

44 GOLA NË NJË SEZON ME DY SKUADRA/ Talenti Haaland “bekohet” nga Borussia Dortmund

Borusia Dortmundi ka nisur përgatitjet për sezonin e ardhshëm, teksa duan të shkurorëzojnë Bajernin e Mynihut.

Klubi verdhezi do të ndryshojë dhe numrat në fanelat e disa futbollistëve. “Bomberi” Erling Haland do të mbajë mbi shpinë numrin 9 duke lënë numrin 17 që mori në janar kur mbërriti nga Salzburgu.

Tashmë, “bomberi” norvegjez “bekohet” me numrin klasik të qendërsulmuesit pykë.

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të Borusia Dortmundit.

Haland kreu një sezon të jashtëzakonshëm me Salzburgun dhe Borusia Dortmundin duke realizuar gjithsej 44 gola në të gjitha kompeticionet.

Related posts

“NDAJ SERBISË NA KA MUNGUAR GOLI”/ Asllani i fokusuar: Mos të nënvlerësojmë Letoninë, kemi ndeshje të vështirë

F.autor

Panuçi: Po flinim te goli i parë, por kurrsesi nuk jemi dorëzuar. Më vjen keq sepse…

Isa.Autor

E TRISHTË/ Ish-drejtori sportiv i klubit ndërron jetë në moshën 53-vjeçare

Delo.autor

Leave a Comment