Futboll Kategoria Superiore Sport

“ALARMOHET” PARTIZANI/ Ilir Daja kërkohet në…Lindjen e Mesme

Partizani duhet të lëvizë shpejt “gurët”, në mënyrë që të mos humbasë shërbimet e trajnerit Ilir Daja, pasi stërkëmbësi i parë po vjen Lindja e Mesme. “Panorama Sport” ka mësuar se skuadra më e vjetër kuvajtiane, SC Kuvajt, ia ka vënë syrin trajnerit të Skënderbeut, që gjithashtu dëshirohet nga të kuqtë.

Partizani ka mbyllur edicionin më të dështuar të epokës “Demi” në Superiore, pasi ekipi mbeti pa përfaqësim në Europë dhe në vend të gjashtë. Në verën e 2019-ës u investua për një Partizan me fizionomi evropiane, por përfundimi dihet. Klubi është i destinuar që për sezonin e ri t’i nënshtrohet një revolucioni gjithëpërfshirës, duke filluar nga stafi teknik dhe përforcimin e të gjitha reparteve. Pas Skënderbeut, ku pësuan turpin e fundit sezonal, të kuqtë kanë nisur pushimet, që këtë verë mund të jenë pak më të gjata se zakonisht, duke qenë se nuk marrin pjesë në Kupat e Europës. Për momentin janë disa dilemat që mbizotërojnë në kampin e kuq, ku të gjitha lidhen me fatin që do të ketë apelimi që kanë bërë në KAS për çështjen “Çinari”, ku FIFA mes disa dënimeve u ka pezulluar meriton në hyrje për gjithë edicionin 2020-2021.

Related posts

IBRAHIMOVIC NË “SANREMO”/ Amadeus: Jam interist, e përgëzoj Milanin. Ylli Suedez: Do arrijmë rekord…

Delo.autor

LIVERPOOLI BARAZON SHIFRAT/ Shënon golin e ekuilibrit Firmino (VIDEO)

Delo.autor

“U KTHEVA PAS NJË KOHE TË GJATË…”/ Mbrojtësi i Shqipërisë i lumtur për debutimin me ekipin e ri (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment