Futboll Kategoria Superiore Sport

ANKTH TEK TIRANA DHE BYLIS/ Ja kur merret vendimi për ndeshjen e Kupës në Ballsh

Më 22 korrik e në vazhdim do të mësohet fati i takimit Bylis-Tirana, i hetuar nga Komisioni i Etikës. Pikërisht në këtë datë, komisioni do të marrë një vendim nëse do të dënojë ndonjë nga ekipet e përfshira, zyrtarë, lojtarë, apo do të bëjë më shumë se kaq: do të çojë çështjen në prokurori?

Nga FSHF-ja bëhet e ditur se data përfundimtare e marrjes së një vendimi do të jetë pas 22 korrikut. Në fakt, prej ditës së parë që ndeshja u shënjestrua nga opinioni publik se nuk ishte e rregullt, Komisioni i Etikës në FSHF hapi një hetim të gjatë.

Në fillim u administruan dosjet shkresore të ndeshjes, hetimin e UEFA-s për kompanitë e basteve. Në një moment të dytë u diskutua me zyrtarët e ndeshjes dhe palën e Bylisit. Më pas, në një tjetër mbledhje maratonë dëshmuan zyrtarët e Tiranës, duke filluar nga presidenti e deri te portieri i skuadrës.

Të gjithë dhanë shpjegime për ndeshjen më të përfolur këtë sezon futbollistik. Kujtojmë që Bylisi-Tirana në Kupë u mbyll 2-1 për ballshiotët, që përmbysën golin e pjesës së parë me dy gola të tjerë në pjesën e dytë. Bastet online dhe të paligjshme e kishin parashikuar një katrahurë të tillë, dhe për këtë qëllim, Etika nisi hetimin, ndonëse u sinjalizua edhe nga UEFA.

Related posts

Pacult: U njoha me lojtarët, luajtëm mirë në miqësore

Q.Autor

Barcelona me sulm të frikshëm/ Katalanasit kanë mesataren e golave më të lartë në Europë

Isa.Autor

MILAN-BOLOGNA/ Tomiyasu ndëshkon “Kuqezinjtë” me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment