Champions League Futboll Sport

NUK KA “PAQE” TEK JUVENTUSI/ Ja lajmi i hidhur që merr Allegri në prag të sfidës Champions

Giorgio Chiellini ka humbur të gjitha shanset për të luajtur në sfidën e së martës mbrëma ndaj Ajax, për turnin e parë çerekfinale të Champions League.

Mbrojtësi bardhezi ka probleme me pulpën dhe sot është nxjerrë për t’u stërvitur me grupin, por për të ka qenë e pamundur të vazhdojë më tej për shkak të dhimbjeve. Për këtë mjekët e skuadrës vendosën që ai të mos stërvitet më për sot dhe ta ndjekë ndeshjen nga shkallët e stadiumit sipas “Sky Sport”.

Ndërkohë Cristiano Ronaldo është stërvitur rregullisht me grupin. Duke qenë në formë të plotë për të luajtur në sfidën ndaj Ajax. Sulmuesi portugez e pati parashikuar se do të ishte në fushë pas dy javësh dhe ashtu duket se do të ndodhë. Muskujt e tij i përgjigjen ashtu siç ai do dhe sot është gati për të lënë gjurmë në kompeticionin e tij të preferuar.

Sa i përket Emre Can, ai është zyrtarisht jashtë kësaj ndeshje, pasi ishte e pamundur të ishte i gatshëm për të qenë në stol.

Related posts

TRIUMFOI NË TESTIN ME LUGANON/ Antonio Conte e nis me fitore aventurën me “Zikaltërit” (VIDEO)

Delo.autor

SURPRIZA MË E BUKUR/ Të gjitha ekipet greke reagojnë për Shqipërinë: Prekët zemrat tona dhe lutemi për ju!

Delo.autor

Milani e do, bomberi i Serie A i dërgon një mesazh!

Sadik.Autor

Leave a Comment