Futboll Kategoria Superiore Sport

AXHENDA E PARTIZANIT/ Ja çfarë do të ndodhë tek të kuqtë pas sezonit të dështuar pa Europë

Pas gjashtë vitesh, Partizani ka mundësi që të kalojë një verë pa angazhime në Kupat e Europës. Pikërisht kjo ndodh në një nga sezonet më të investuara të epokës “Demi” në Superiore.

Në këto kushte të dështimi të klubit, lojtarët kanë mundësi që të shijojnë pushime disi më të zgjatura dhe të qeta. Pikërisht bëhet fjalë për atë grup futbollistësh që e kanë të sigurt vazhdimësinë.

Klubi akoma nuk ka përpiluar axhendë të saktë për fillimin e punës për sezonin e ri, por gjasat janë që ekipi të pushojë dy javë. Rifillimi i punës varet edhe nga emërimi i stafit të ri, si dhe zhbllokimit të merkatos, ku presin përgjigjen nga KAS-i. Drejtuesit e klubit kanë besim se nga gjysma e muajt gusht do të jetë zgjidhur ngërçi i afrimeve në merkaton e verës.

Related posts

MADHËSHTORE/ Ferit Keta fiton duelin ndaj boksierit turk, SHQIPTARI tregon “muskujt” 

Isa.Autor

BARAZIM DRITHËRUES/ CR7 nuk mjafton, Gervinho “shtang” Juventusin në limite

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Igli Tare transferon tek Lazio 18-vjeçarin brazilian…

Delo.autor

Leave a Comment