Futboll Kategoria Superiore Sport

“BARAZIMI DFO TË ISHTE REZULTATI MË I DREJTË”/ Trajneri Novi: 5-6 futbollistë të Luftëtarit janë e ardhmja e Superligës

Trajneri i Luftëtarit, Neritan Novi, foli pas humbjes 0-1 ndaj Vllaznisë, ku deklaroi se barazimi do të ishte rezultati më i drejtë i sfidës.

“Siç rrodhi ndeshja, barazimi do të ishte rezultati më i drejtë. Mbas ndeshjes me Flamurtarin, kemi bërë edhe mbledhje si klub dhe kemi nxjerrë konkluzionin tonë. Gjatë gjithë javës çunat kanë bërë seriozisht stërvitje dhe e justifikuam në ndeshje.

Unë e kam thënë dhe herë të tjera, lojtarët janë në kontratë 2-vjeçare. Janë të gjithë çuna të rinj me ambicie. 5-6 veta janë të grumbulluara me Kombëtaren. Këta janë e ardhmja e Superligës.

Të gjithë dëshirojmë ta kthejmë në Superligë, por nuk varet vetëm nga mua kjo, është në dorë të presidencës”, u shpreh Novi.

Related posts

RONALDO LË REALIN ME TRAUMA/ Girona dhuron spektakël dhe kalon në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

Cork i jep një goditje të madhe Liverpoolit duke kaluar në epërsi (VIDEO)

Isa.Autor

LAZIO PARASHIKON “KUQEZINJTË”/ Milinkovic-Savic buzëqesh pas 90 ditësh

Isa.Autor

Leave a Comment