Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“EUROPEAN QUALIFIERS 2020″/ Shqipëri-Turqi, nis shitja e biletave edhe në pikat e autorizuara

Më 22 mars kombëtarja jonë e futbollit do të luajë ndeshjen e parë eliminatore, në kuadër të kualifikueseve të Kampionatit Europian të 2020. Përballja e parë e kuqezinjve do të jetë ajo me Turqinë, ekip me të cilin kemi bilanc pozitiv në përballjet ndër vite. Gjithsesi, takimi i 22 marsit pritet me shumë inters nga tifozët, të cilët presin të përsëritet e njëjta histori si e tre viteve më parë, me pjesëmarrjen në Euro 2016.

Për të pasur sa më shumë ndjekës në shkallët e stadiumit, në takimin e 22 marsit që do të luhet në “Loro Boriçi”, Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar pak ditë më parë çmimet e biletave, teksa njoftoi njëkohësisht dhe shitjen e tyre online. Ndërsa sot, biletat për këtë ndeshje, kanë dalë edhe fizikisht nëpër pika të autorizuara nga FSHF.

Kështu, në Tiranë dhe Korçë, biletat kanë dalë në shitje prej ditës së sotme dhe gjenden në pikat e autorizuara nga FSHF-ja (në Tiranë në dyqanin e federatës, ndërsa në Korçë pranë stadiumit “Skënderbeu”). Ndërsa në Elbasan dhe Shkodër, biletat do të fillojnë të shiten fizikisht prej datës 15 mars (Elbasan) dhe prej datës 1 mars (Shkodër),  pranë stadiumeve përkatëse. Gjithashtu, për të gjithë tifozët shqiptarë që janë jashtë vendit, biletat mund të blihen edhe online në faqen zyrtare të FSHF-së.

Related posts

Gëzimi i mbrojtësit Fagner dhe familjes së tij kur mësuan ftesën për në Botëror (VIDEO)

Sadik.Autor

I DEL NË MBROJTJE STRAKOSHËS PËR GABIMIN/ Peruci: Fola një minutë pas ndeshjes, është një porter…

Delo.autor

Milan në ‘ankth’, Real Madridi ‘piketon’ Romagnolin për të përforcuar mbrojtjen

Q.Autor

Leave a Comment